By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Do të bëhemi vendi i parë në rajon me prokurime publike me inteligjencë artificiale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Do të bëhemi vendi i parë në rajon me prokurime publike me inteligjencë artificiale
Shqipëri

Rama: Do të bëhemi vendi i parë në rajon me prokurime publike me inteligjencë artificiale

admin
Last updated: 10/12/2024 15:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se Shqipëria do të jetë vendi i parë në rajon që do të realizojë prokurime publike me 90% të procesit të realizuar përmes inteligjencës artificiale.

I pranishëm në Konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, Rama tha se kjo do të sjellë një nivel objektiviteti e transparence të pakonkurrueshme.

Kryeministri theksoi se ky hap lidhet me një fazë të re të luftës kundër korrupsionit, ndërsa solli në vëmendje se raporti i SIGMA-s e rendit aktualisht Shqipërinë të parën në rajon për sa i përket prokurimeve publike.

“Bëhet fjalë për një model inovativ me Inteligjencë Artificiale për të realizuar prokurimet publike. Ne tanimë jemi në fazë tjetër komplet me prokurimet publike dhe këtë e tregon qartësisht raporti i progresit i BE-së, si dhe tryeza jonë e negociatave për anëtarësim ku pavarësisht të gjitha që stërthuhen, në aspektin e prokurimeve publike ne nuk kemi asnjë piketë të ndërmjetme dhe në bazë të raportit të SIGMA-s jemi në vendin e parë në rajon”, tha Rama.

Rama shprehu bindjen se me modelin e inteligjencës artificiale që po ndërtohet, rreth mesit të mandatit të katërt Shqipëria do të jetë vendi i parë që do të realizojë prokurime publike me 90% të procesit pa njeriun dhe me një nivel objektiviteti e transparence të pakonkurrueshme nga çfarëdolloj komisioni prokurimesh.

“Kjo do të jetë një tjetër arritje falë këtij besimi që na jep teknologjia, sepse ndryshe procesi do të bazohej te sensibilizimi, trajnimi e me radhë”, tha Rama.

 

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Balluku: Korridori 8 pjesë e korridoreve europiane, avancojnë punimet në aksin Elbasan-Qafë Thanë
Next Article Raporti i Venecias, Bardhi: Konfirmon drejtësinë e betejës së opozitës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?