By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lufta kundër krimit, një delegacion i Policisë së Shtetit do të vizitojë Arabinë Saudite
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Lufta kundër krimit, një delegacion i Policisë së Shtetit do të vizitojë Arabinë Saudite
Shqipëri

Lufta kundër krimit, një delegacion i Policisë së Shtetit do të vizitojë Arabinë Saudite

admin
Last updated: 10/12/2024 15:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri Faisal Ghazi Hifzi.

Gjatë takimit u vlerësua niveli shumë i mirë i marrëdhënieve të bashkëpunimit mes palëve, i cili dëshmohet më së miri përmes një sërë takimesh dhe vizitash të realizuara në interes të forcimit të bashkëpunimit dhe të rritjes së sigurisë për qytetarët e të dyja vendeve.

Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit rikonfirmuan vullnetin dhe gatishmërinë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese të Mbretërisë së Arabisë Saudite, në fushat me interes për të dyja palët, të cilat janë përcaktuar edhe në marrëveshjen e firmosur në vitin 2023. Për vënien në zbatim të kësaj marrëveshje janë ngritur edhe grupet e punës në nivel teknik, nga të dyja palët.

Gjatë takimit, u vlerësua gatishmëria e shprehur për mbështetjen e Policisë së Shtetit të Shqipërisë, në forcimin e kapaciteteve logjistike dhe profesionale përmes realizimit të trajnimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave.

Gjithashtu, u dakodësua realizimi i një vizite të një delegacioni të lartë të Policisë së Shtetit në Arabinë Saudite, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe përfitimin e njohurive mbi mënyrën e funksionimit të strukturave të rëndësishme të luftës kundër krimit dhe të shërbimit për qytetarët, në Policinë e Arabisë Saudite.

Drejtori i Përgjithshëm e ka falënderuar Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, për rolin e tij të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për ndërmjetësimin e tij për ofrimin e mundësive e reja për punonjësit e Policisë shqiptare, nga Mbretëria e Arabisë Saudite.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Spiropali takim me Ahmetin, në fokus avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut
Next Article Opinioni i Venecias, Basha: Mazhoranca duhet t’i heqë menjëherë mandatin Xhaçkës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?