By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konferenca e shtatë plenare e Konventës Nacionale për BE-në në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Konferenca e shtatë plenare e Konventës Nacionale për BE-në në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Maqedoni

Konferenca e shtatë plenare e Konventës Nacionale për BE-në në Republikën e Maqedonisë së Veriut

admin
Last updated: 11/12/2024 09:50
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 dhjetor – Lëvizja Evropiane e Maqedonisë së Veriut sot në Kuvend e organizojnë Konferencën e shtatë plenare të Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KNBE – MK) dhe Konferencën e dytë plenare në kuadër të projektit “Le të sundojë drejtësia me rajonin”.

Siç informojnë nga Lëvizja Evropiane, bëhet fjalë për ngjarje e cila i bashkon nismat qytetare rajonale në sferën e sundimit të drejtësisë. Theksojnë se ideja që të organizohen ngjarje të përbashkëta rajonale dukshëm u përforcua me nismat e reja të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht Planit të rritjes. Kjo nismë qytetare, siç thonë, do të mundësojë ndarjen e praktikave rajonale për çështje jetike nga Klasteri 1 dhe përmes transmetimit të tyre në mjediset kombëtare do të ndikohet në përmirësimin e ambientit anëtarësues, duke potencuar rëndësinë e proceseve të reformave.

Në konferencë fjalime hyrëse do të kenë Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,  Gordana Siljanovska – Davkova, presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Antonio Milloshoski, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, Venko Filipçe, kryetar i Këshillit Nacional për Eurointegrime, Mirosllav  Lajçak, përfaqësues special i BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështjet rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe Uzlem Xhanel, ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Maqedoninë e Veriut.

Panelistë në panelin e parë “Sfidat e sundimit të drejtësisë në Ballkanin Perëndimor: horizonte të reja për çështjet e vjetra”, do të jenë Tomash Strazhaj, drejtor i Asociacionit Sllovak për Politikë të Jashtme, Aleksandar Veljanovski, kryetar i Komisionit Juridik Ligjvënës, Radica  Llazareska Gerovska, këshilltare shtetërore për përmbarim, noter dhe ndërmjetësim në Ministrinë e Drejtësisë,  Lençe Ristoska, prokurore publike në Prokurorinë Themelore Publike Shkup dhe kontakti për Republikën e Maqedonisë së Veriut në Euroxhast, Bojana Sellakoviq koordinatore nacionale e Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Serbisë, Ola Ristova, gjykatëse në Gjykatën Themelore Penale, Shkup, Darko Avramovski nga Shoqata Qytetare “Të gjithë për gjykim të drejtë”, Shkup dhe e kspert nga Shqipëria,

Në panelin e dytë “Menaxhim me nismat e reja të BE-së për Ballkanin Perëndimor: reforma kyçe për të ardhme pa korrupsion” do të flasin Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme, ViktoriaTrajkov, zëvendësministre e Integrimit Evropian, Dragan Tevdovski, ekspert i KNBE-MK, profesor në Fakultetin Ekonomik, Shkup, departamenti Berne Malme, këshilltar i lartë, në Iniciativën Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional, Nenad SAVESKI, gjykatës, Gjykata Themelore Penale, Departamenti për Luftën kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar, Elda ZOTAJ, docente në Universitetin Aleksandar Moisiu në Durrës, Shqipëri dhe Ekspert nga Serbia.

Gjatë vitit 2024, KNBE-MK organizoi dhjetë sesione të punës, prej të cilëve shtatë ishin kushtuar kapitujve të bisedimeve nga Klasteri 1 – Vlerat fondamentale, me çka numri i përgjithshëm i sesioneve të mbajtura arriti 62. Në këto sesione morën pjesë mbi 2.000 përfaqësues të institucioneve, organizatave civile, bashkësisë akademike, gjykatës, prokurorë dhe palë të tjera të prekura me çka ishin miratuar më shumë se 600 rekomandime. Gjithashtu, aktivitete ishin zbatuar edhe në kuadër të Kapitullit 11 – Bujqësi dhe zhvillim rural dhe Kapitulli 27 – Mjedisi Jetësor, të cilët dukshëm kontribuuan për marrjen e pasqyrës më të plotë për BE- procesin e integrimeve evropiane, me theks të veçantë në zbatimin dhe promovimin e standardeve evropiane.

KNBE-MK e cila mbështetet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe nga SllovakAid një kohë të gjatë zhvillon bashkëpunim me Konventën Kombëtare të Serbisë dhe Lëvizjes Evropiane të Shqipërisë, e cila gjithashtu është organizatore e Konventës Nacionale për BE. Projekti “Le të sundojë drejtësia me rajonin” i mbështetur nga Mbretëria e Holandës (MATRA), mundësoi takime të rregullta të ekspertëve që dukshëm ndikoi në shkëmbimin e përvojave dhe njohurive nga domeni i Klasterit 1 – Vlerat fondamentale.

KNBE-MK e promovon ekspertizën dhe zgjidhjet e argumentuara përmes dialogut dhe konsensusit. Metodologjia e saj e suksesshme bazohet në transparencë drejt ideve të ndryshme politike dhe kulturës së respektit të ndërsjellë mes pjesëmarrësve.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ulje e dukshmërisë shkaku i mjegullës në qafat malore Gjavatë dhe Stracin
Next Article Në Kodrën e Diellit -4 gradë, në Veles 7, më së shumti shi ka rënë në Hanet e Mavrovës dhe Pretor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?