By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ahmeti para Gjykatës Kushtetuese: Të mos merren vendime të njëanshme, nuk na duhet e kaluara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ahmeti para Gjykatës Kushtetuese: Të mos merren vendime të njëanshme, nuk na duhet e kaluara
Maqedoni

Ahmeti para Gjykatës Kushtetuese: Të mos merren vendime të njëanshme, nuk na duhet e kaluara

admin
Last updated: 11/12/2024 10:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 dhjetor – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, së bashku me liderët tjerë të Frontit Europian ndodhen para Gjykatës Kushtetuese, ku ka dalë për siç thonë “mbrojtje të gjuhës shqipe”. Ahmeti mbajti fjalim, ndërsa kërkoi që gjykatësit kushtetues të mos marrin vendime të njëanshme. Ai bëri thirrje që të ruhet bashkëjetesa dhe demokracia në vend.

“Të punojmë të gjithë bashkë që paqja të avancohet, e jo të rrënohet. Do të doja që këtu të kishte edhe intelektual nga bashkëqytetarët maqedonas, si dhe popullatë. Ne asnjëherë nuk kemi kontestuar gjuhën dhe kulturën e tyre, çdo herë kemi tentuar t’i mbrojmë vlerat e tyre dhe tonat. Ne duam që vendi ynë të jetë në paqe, i integruar në BE, pa probleme me gjitha vendet fqinje dhe mirësi të përhershme me gjithë popujt e Ballkanit”.

“E kaluara sduhet harruar sepse me atë të kaluar kemi vuajtur të gjithë bashkërisht dhe sot sërish të ngritën çështje që janë mbyllur me një dokument dhe marrëveshje të dakorduar në mes shqiptarëve dhe maqedonasve, pra Marrëveshjen e Ohrit. Këtij dokumenti sa duhet t’i dalim zot ne, po aq duhet t’i dalin të gjitha institucionet në RMV, sepse i dha fund luftës dhe i hapi shtegun paqes e dialogut. Prandaj kujdes mos e rrezikon të ardhmen e të rinjve dhe të rejave, neve na duhet e ardhmja jo e kaluara, pasi e kaluara është e dhimbshme për të gjithë ne.

“Ne nuk kërcënojmë asnjë, duam lirinë tonë, duam që dinjiteti ynë të mos na poshtërohet. Duam që mos të bëhet patriotizëm me çështje të ndijshme dhe të bëhet fushatë me fjalor anti-shqiptar. I lus gjykatësit të mos marrin vendime të njëanshme dhe selektive, pasi nuk i bënë mirë demokracisë, as bashkëjetesës. Marrëdhëniet ndëretnike janë çelësi i stabilitetit”, tha mes tjerash Ahmeti.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: Derisa shqiptarët kalbeshin burgjeve për rastet e montuara, ata punonin për lirimin e Mijallkovit
Next Article Fifi paralajmëron këngën e re

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?