By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bytyqi: Maqedonia është më e fortë atëherë kur i dëgjon të gjithë qytetarët e vet – në të gjitha gjuhët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bytyqi: Maqedonia është më e fortë atëherë kur i dëgjon të gjithë qytetarët e vet – në të gjitha gjuhët
Maqedoni

Bytyqi: Maqedonia është më e fortë atëherë kur i dëgjon të gjithë qytetarët e vet – në të gjitha gjuhët

admin
Last updated: 11/12/2024 11:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 dhjetor – Maqedonia është më e fortë atëherë kur i dëgjon të gjithë qytetarët e vet – në të gjitha gjuhët, theksoi Fatmir Bytyqi – deputet në Kuvend nga radhët e LSDM-së dhe ish zëvendëskryeministër i Çështjeve Ekonomike në njoftimin në Fejsbuk në lidhje me seancën e Gjykatës Kushtetuese në të cilën njëra nga pikët e debatit është nisma për Ligjin e përdorimit të gjuhëve.

“Në këtë moment, në orën 9:30, në sallën e Gjykatës Kushtetuese fillon një bisedë e pazakontë e shoqërisë sonë me vetveten, me dallimet, e cila mund të jetë dialog si proces gjithëpërfshirës ose monolog si akt përjashtues. Ky është një çast kur diskutohet për kohezionin e shoqërisë, për themelet e saj të përbashkëta. Në këto momente, kur salla e gjykatës bëhet arenë e përplasjes mes historisë dhe vizionit për të ardhmen, jemi të vetëdijshëm se nuk bëhet fjalë vetëm për ligjin apo Kushtetutën, por edhe për atë se çfarë shteti dëshirojmë të jemi”, theksoi Bytyqi.

Siç tha ai, Maqedonia është atdhe për të gjithë ne, nuk është vetëm territor – ajo është histori e jetës së përbashkët, e sfidave të përbashkëta, në të mirën dhe të keqen. Dhe në këtë histori të përbashkët, gjuha është simbol i shpirtit tonë, dinjitetit tonë dhe lirisë sonë.

“Me respekt për gjuhën maqedonase, unë, si shqiptar, e pranoj kuptimin dhe vlerën e saj për popullin maqedonas. E pranoj edhe mençurinë e Krste Misirkovit, i cili ka thënë: “Të heqësh dorë nga gjuha jote kombëtare do të thotë të heqësh dorë nga shpirti kombëtar dhe nga vetvetja”. Këto fjalë më frymëzojnë të shtoj se e njëjta e vërtetë vlen për të gjitha gjuhët në këtë shtet, pa marrë parasysh se cilën gjuhë flasim – maqedonase, shqipe apo ndonjë tjetër”, theksoi Bytyqi.

Në këto momente, kur, siç theksoi, vetë mundësia për përdorimin e gjuhës shqipe vihet në pikëpyetje, jam i vetëdijshëm se ndoshta nesër dikush mund të përpiqet të më heshtë zërin. Por, gjuha është më shumë se fjalë – ajo është identiteti ynë, e drejta jonë për të qenë ata që jemi dhe besimi ynë në barazi. Të flasësh në gjuhën shqipe në këtë shtet do të thotë të besosh në një atdhe të përbashkët ku dallimet vlerësohen si pasuri. Maqedonia është më e fortë kur dëgjon të gjithë qytetarët e saj – në të gjitha gjuhët.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjenden mbi katër kilogram marihuanë në Draçevë
Next Article Osmani: Vazhdimi i seancës për kushtetutshmërinë e Ligjit për gjuhët është e papranueshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?