By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Manastirliu: Plan Kombëtar Veprimi për parandalimin e dhunës dhe rritjen e sigurisë në shkolla
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Manastirliu: Plan Kombëtar Veprimi për parandalimin e dhunës dhe rritjen e sigurisë në shkolla
Shqipëri

Manastirliu: Plan Kombëtar Veprimi për parandalimin e dhunës dhe rritjen e sigurisë në shkolla

admin
Last updated: 11/12/2024 11:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar sot një takim pune me dekanin e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, prof. Mark Marku, drejtuesen e Departamentit të Gazetarisë, prof. Iris Luarasi dhe pedagogët e këtij departamenti.

Ministrja u shpreh se në fokus të diskutimeve është “qasja e re që i nevojitet arsimit në lidhje me integrimin e edukimit mediatik dhe digjital jo vetëm në kurrikula, por edhe në zhvillimin profesional të mësuesve dhe mbështetjen e nxënësve përmes një strategjie të posaçme për këshillimin mbi komunikimin në epokën e teknologjisë, rrjeteve sociale dhe platformave online”.

“Këto diskutime do të përkthehen në një seri masash afatshkurtra dhe afatgjata, dhe do të bëhen pjesë e Planit Kombëtar të Veprimit që po punojmë për forcimin e mekanizmave të parandalimit të çdo forme dhune dhe rritjen e sigurisë brenda dhe jashtë ambienteve të shkollës”, tha Manastirliu.

Në një takim me prindër dhe mësues në shkollën “Sami Frashëri” në kryeqytet pak ditë më parë, në vazhdën e konsultimeve publike, Manastirliu tha se gjatë vitit 2023-2024 janë mbi dy mijë e pak raste të evidentuara dhe të parandaluara të rasteve që lidhen me dhunën, kryesisht atë fizike, emocionale dhe rastet e bullizmit.

Ministrja Manastirliu shtoi se në mbi 95% të rasteve, situatat janë referuar te prindërit dhe një pjesë e tyre në organizma apo struktura të tjera, si Policia e Shtetit, strukturat e shërbimit social etj.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ulliri për ATSH: Më shumë financim për riintegrimin e viktimave të dhunës
Next Article Shëtitorja e Plazhit të Durrësit, Rama: Investim në shërbim të turistëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?