By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shaqiri nga “Vlen”: Gjuha shqipe është dhe do të mbetet pjesë përbërëse e jetës institucionale në vend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shaqiri nga “Vlen”: Gjuha shqipe është dhe do të mbetet pjesë përbërëse e jetës institucionale në vend
Maqedoni

Shaqiri nga “Vlen”: Gjuha shqipe është dhe do të mbetet pjesë përbërëse e jetës institucionale në vend

admin
Last updated: 11/12/2024 15:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 dhjetor – Gjuha shqipe është dhe do të mbetet pjesë përbërëse e jetës institucionale në vendin tonë dhe koalicioni “Vlen” do të vazhdojë të punojë me përkushtim për mbrojtjen dhe garantimin e kësaj të drejte të pacenueshme”, tha në një deklaratë për mediat Riad Shaqiri, deputet i “Vlen”-it në lidhje me seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Sot si pjesë e kësaj Qeverie triumfoi roli i “Vlen”-it. Kur thamë që gjuha shqipe nuk do të prekej, kështu ndodhi. Sot nga këtu po porosisim – gjuha shqipe do të avancohet edhe më shumë, edhe më mirë, dhe kështu do të jetë. Me fjalë, por me vepra konkrete, ju kujtojmë se shtylla mbrojtëse e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është koalicioni “Vlen”. Ne jemi të vendosur për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve. Kjo është arsyeja pse ne kemi kapacitet të plotë dhe besueshmëri politike. E thamë qartë dhe me zë të lartë se shqiptarët mund të jenë të qetë sepse nuk do të lejojmë që disa njerëz që vodhën dhe manipuluan të shkatërrojnë të ardhmen e një kombi të tërë. Çdo tentativë për manipulim dhe krim do të përfundojë aty ku i takon, pra para drejtësisë”, tha Shaqiri.

Ai thekson se zyrtarët e BDI-së nuk po luftojnë për gjuhën shqipe, por, siç tha, për të fshehur veprat kriminale që kanë kryer.

“Britmat e tyre nuk kanë të bëjnë fare me gjuhën shqipe dhe me shqiptarët dhe as me asgjë shqiptare. Zhurma e tyre nuk ka të bëjë me shtetin, por me qeverinë, më shumë se qeveria kanë nevojë për amnezi kolektive për t’i shpëtuar drejtësisë. Por ata do të përshtaten. Nuk ka ku të shpëtojnë. Ne si Vlen nuk do të lejojmë që shqiptarët të jenë mburojë për krimin dhe korrupsionin e zyrtarëve të BDI-së. Është një grup politik, struktura e të cilit me vite ishte plotësisht e angazhuar në shërbim të dy kushërinjve Gruevski dhe Mijalkov. Këtë tashmë e ka konfirmuar edhe aleati strategjik i shqiptarëve – SHBA. E pyesim Ali Ahmetin nëse Artan Grubi ka vepruar nën udhëheqjen e tij kur shpëtoi Sasho Mijalkovin nga burgu? Nëse nuk ka përgjigje për këtë, ne e pyesim nëse Grubi është solidarizuar me partinë nga shuma që ka marrë nga Mijallkovi?”, tha Shaqiri.

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut sot vendosi të mbajë një mbledhje përgatitore për debatin për nismat e vlerësimit të kushtetutshmërisë dhe ligjgjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Takim i ministrit Mucunski me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Presker
Next Article Ekipe të ISHT-së në terren, monitorim të çmimeve të prodhimeve të përfshira me aksionin “”Shporta e fundvitit”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?