By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Media franceze “AD Magazine”: Shqipëria mes vendeve të jashtëzakonshme në botë për t’u vizituar në 2025
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Media franceze “AD Magazine”: Shqipëria mes vendeve të jashtëzakonshme në botë për t’u vizituar në 2025
Shqipëri

Media franceze “AD Magazine”: Shqipëria mes vendeve të jashtëzakonshme në botë për t’u vizituar në 2025

admin
Last updated: 12/12/2024 08:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Nga vendpushimet më të largëta të Balit e deri te plazhet e Shqipërisë, ja cilat janë vendet që nuk duhen humbur këtë vit, shkruan Laura Itzkowitz në një artikull të botuar në revistën franceze “AD Magazine”.

Ndërsa viti 2024 po i afrohet fundit, ju mund të pyesni veten se cilat janë vendet që duhet të vizitoni në vitin 2025.

“AD Magazine” ju ofron listën e vendeve më të mira për adhuruesit e arkitekturës dhe dizajnit.

Ekzistojnë shumë vende të jashtëzakonshme në botë.

Po mendoni të ktheheni në vendet tuaja të preferuara, të cilat e kanë dëshmuar vlerën e tyre? Apo jeni duke kërkuar horizonte të reja?

Dëshironi të bëni një udhëtim më pranë shtëpisë? Apo preferoni të udhëtoni në qoshet më të largëta të planetit?

Kjo listë ofron një ndërthurje të të gjithave, duke përfshirë destinacione më pak të mbushura me vizitorë – të cilat nuk i keni imagjinuar kurrë më parë!

Qofshin muzetë e rinj emocionues apo institucione kulturore, vende natyrore që ia vlen të vizitohen, hotele në trend apo tendenca në zhvillim në arkitekturë dhe dizajn – këto vende janë destinacionet më të mira për turistët kureshtarë të etur për frymëzim.

Zbuloni 22 vendet me te mira për t’u vizituar në 2025 sipas redaktorëve ndërkombëtarë të “AD Magazine”.

Tiranë, Shqipëri

A ju kujtohet bumi i Dubait në fillim të shekullit XXI?

Diçka e ngjashme po ndodh në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, ku në qendrën historike ngrihen një sërë rrokaqiejsh marramendëse.

Pas thirrjes ndërkombëtare për projekte të zhvillimit urban, duke përfshirë hapësirat e gjelbra, rrugët dhe transportin publik modern, Tirana është kthyer në një qendër arkitekturore për kompanitë e mëdha ndërkombëtare si “Bjarke Ingels Group”, “Zaha Hadid Architects”, MVRDV dhe Alejandro Aravena, ndër të tjera.

Ky zhvillim reflektohet sot në ndërtimin e një rrokaqielli 300 metra të lartë, gjashtë ndërtesave mbi 200 metra të larta dhe 21 ndërtesave të tjera mbi 100 metra të larta.

Katër kulla të tjera janë inauguruar në Tiranë në pesë vitet e fundit, duke përfshirë ikonën “Downtown One” nga kompania holandeze MVRDV.

22 vendet e jashtëzakonshme në botë për t’u vizituar në 2025, sipas redaktorëve ndërkombëtarë të “AD Magazine”:

Tiranë, Shqipëri
Metz, Francë
Bregu i Amalfit, Itali
Guadalajara, Jalisco, Meksikë
Hardangerfjord, Norvegji
Londër, Britani e Madhe
Al Moudira, Luxor, Egjipt
Tabanan, Bali
Nju-Jork, SHBA
Tangier, Marok
Medellin, Kolumbi
Vjenë, Austri
Vilnius, Lituani
Siçili, Itali
Amsterdam, Holandë
Buenos Aires, Argjentinë
Richmond, Virxhinia, SHBA
Malta
Escalante, Kosta Rika
Qyteti i Vjetër, AlUla, Arabia Saudite
Arequipa, Peru
Jaipur, Indi

You Might Also Like

Arrestimi i Agasit, protestuesit ndalojnë te Policia e Tiranës

Rritet prodhimi i energjisë së pastër – INSTAT: 20 përqind e energjisë së prodhuar, nga dielli dhe era

Skandali i spiunazhit, Spahiu: Kosova dhe Shqipëria të arrestojnë politikanët që financohen nga shërbimet sekrete antishqiptare

Ministria e Shëndetësisë: 70 kredi pa interes për mjekët dhe infermierët

Strehim social për çiftet dhe familjet e reja! Zv.kryeministrja Koçiu prezanton planin “Shqipëria Sociale”, ja për çfarë bëhet fjalë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbledhje e Kuvendit të Përgjithshëm të BNJVL
Next Article Restaurimi i Xhamisë së Plumbit, rikthim i shkëlqimit duke ruajtur vlerat unike të monumentit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?