By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konsultimet Publike në rritje, Balla: Pjesë e grup-kapitullit të parë negociues me BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Konsultimet Publike në rritje, Balla: Pjesë e grup-kapitullit të parë negociues me BE
Shqipëri

Konsultimet Publike në rritje, Balla: Pjesë e grup-kapitullit të parë negociues me BE

admin
Last updated: 12/12/2024 12:51
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla mori pjesë sot në konferencën ku u prezantua raporti i monitorimit: “Konsultimi publik në qeverisjen qendrore”.

Në fjalën e tij, ministri Balla tha se, konsultimi publik është një nga mekanizmat më të rëndësishëm që siguron transparencë, llogaridhënie dhe përfshirje në vendimmarrje, por mbi të gjitha është një komponent i rëndësishëm i grup-kapitullit të parë negociues për procesin e integrimit evropian.

“Me qëllim adresimin e rekomandimeve nga procesi screening, por dhe përforcimin e kulturës mbi procesin, konsultimi publik është integruar në udhërrëfyesit respektivë të lidhur me Reformën e Administratës Publike dhe Funksionimin e Institucioneve Demokratike 2023-2030. Qeveria shqiptare, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin dhe promovimin e këtij procesi dhe në zbatim të rekomandimit VI të GRECO-s, ka mundësuar publikimin e projektakteve me interes të lartë publik edhe në faqet online të ministrive të linjës, sikurse në Regjistrin Elektronik të Njoftimit dhe Konsultimit Publik”, deklaroi ministri.

Sipas tij, ky angazhim ka sjellë pa dyshim një përmirësim në procesin e konsultimeve publike duke iu referuar gjetjeve të raportit të performancës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 të publikuar nga Qendra e Qeverisjes sipas së cilës: Mbi frekuencën e konsultimeve publike për projektligjet dhe projektstrategjitë, ky indeks arriti në 93,75%, një rezultat më i lartë se ai i vitit 2023 (92,18%).

Kjo është shifra më e lartë e arritur ndonjëherë, krahasimisht me 6-mujorin e parë të vitit 2024.

Sipas raportit të SIGMA/OECD për Parimet e Administratës Publike 2021 Shqipëri konsiderohet si vendi me performancën më të lartë në rajon për sa i përket frekuencës së konsultimeve publike: 93% e projektligjeve dhe projektstrategjive u konsultuan për një periudhë të paktën 20 ditë pune, duke respektuar afatet ligjore dhe shënuar një përmirësim krahasuar me vitet e mëparshme; 97% e projektligjeve dhe dokumenteve strategjike u publikuan në Regjistrin Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike, duke reflektuar një përmirësim të dukshëm në digjitalizimin e procesit; 70% e projektligjeve dhe dokumenteve strategjike u konsultuan përmes takimeve publike, duke u bazuar në parimin e gjithëpërfshirjes; gjatë kësaj periudhe, 81 aktorë joqeveritarë u përfshinë si anëtarë të grupeve të punës dhe organeve konsultative; për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, nga 450 komente të marra në kuadër të procesit të konsultimit publik, 231 (51%) janë pranuar.

“Megjithatë pavarësisht këtyre arritjeve, jemi të vetëdijshëm mbi një sërë sfidash të cilat gjenden edhe në gjetjet e raportit që u prezantua sot që lidhen me nevojën për të mundësuar diskutime të thelluara të projektakteve si dhe për të forcuar mekanizmat që sigurojnë reflektimin e komenteve dhe rekomandimeve të palëve të interesuara në aktet përfundimtare”, u shpreh ministri.

Zgjidhje, sipas tij, janë platformat digjitale të kombinuara me format tradicionale të cilat mund të sigurojnë përfshirje gjithëpërfshirëse; rishikimi i kuadrit ligjor; forcimi i kapaciteteve institucionale: angazhimi i shoqërisë civile dhe biznesit.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Debate në Kuvend – Berisha: Gjyqi publik ndaj hajdutëve mbi bazë dokumentesh, Spiropali: Jo fyerje
Next Article Berisha: Respektoni Kushtetutën, përndryshe mosbindja civile do vijë në sallë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?