By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kadriu: Shtyrja e vendimit për ligjin për përdorimin e gjuhëve është në favor shqiptarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kadriu: Shtyrja e vendimit për ligjin për përdorimin e gjuhëve është në favor shqiptarëve
Maqedoni

Kadriu: Shtyrja e vendimit për ligjin për përdorimin e gjuhëve është në favor shqiptarëve

admin
Last updated: 12/12/2024 13:39
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 dhjetor – Shtyrja e vendimit për ligjin për përdorimin e gjuhëve është në favor të kauzës së gjykatësve shqiptar dhe të shqiptarëve në përgjithësi, thotë gjykatësi i Kushtetueses Osman Kadriu.

Ai thotë se gjykatësit një ditë më parë, gjetën thjeshtë alibi për të shtyrë vendimin.

“Prej tani e informojmë opinionin se ne dy shqiptarët, edhe në atë mbledhje nuk do të marrim pjesë meqenëse për informimin tuaj, në atë mbledhje asgjë nuk mund të realizohet. Ne mbledhje përgatitore kemi pasur. Nuk ka pasur alibi tjetër, shkak tjetër që Gjykata me shumicë të votave të sjell një vendim të tillë por me atë ne fitojmë në kohë, sepse pas mbledhjes përgatitore do të duhet përsëri një kohë që të përgatitet raport i ri”, tha Osman Kadriu, gjykatës i Gjykatës Kushtetuese.

Në mbledhjen e marsit do të thirren përpiluesit e iniciativave dhe ekspertë të fushës, pas raportit të mbledhjes do të duhet të përgatitet referat në përputhje me propozimet që do të jepen, qoftë për të shfuqizuar ligjin në tërësi, qoftë për shfuqizimin e disa dispozitave të tij.

Kadriu thotë se deri atëherë, duhet të shfrytëzohet koha për përmirësimin e mangësive të ligjit.

“Deri atëherë, subjekti politik shqiptar në qeveri dhe në Kuvend, ka kohë, dhe unë kam dhënë edhe sugjerime konkrete, që të intervenohet edhe në ligj, sepse ligji si ligj ka disa mangësi dhe paqartësi. Përskaj atyre unë jam munduar dhe e fitova betejën e parë që ligjit t’i jap statusin kushtetues, se ligji është kushtetues”, u shpreh Osman Kadriu, gjykatës i Gjykatës Kushtetuese.

Përveç mangësive ligjore, gjykatësi Kadriu bën thirrje që të rregullohet statusi i shqipes edhe në Kushtetutë.

“Nëse ka nevojë, kurse unë mendoj se ka nevojë dhe është i njoftuar edhe subjekti politik shqiptar, patjetër duhet të çelet edhe një herë Kushtetuta që të sqarohet çështja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, jo vetëm si e drejtë e pjesëtarëve të kombit shqiptar por gjuha shqipe si e drejtë kolektive e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Osman Kadriu, gjykatës i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese një ditë më parë miratoi vendim që për “Ligjin e Gjuhëve” të mbahet seancë përgatitore, në të cilën do të dëgjohen mendimet e ekspertëve “pro” dhe “kundër”, në lidhje me dispozitat kontestuese të tij.

E vetmja që e kundërshtoi atë ishte gjykatësja Dobrilla Kacarska, e cila madje u përplas me gjykatësen Ana Pavllovska-Daneva. Kacarska vlerësonte se nuk duhet tu tregojë dikush se çfarë vendimi të marrin për çështje që vetë gjykatësit kushtetues duhet t’i dinë.

Sipas gjykatësve të tjerë, lënda është mjaft e ndjeshme dhe është me rëndësi që të dëgjohen palët.

Kryetari Darko Kostadinovski tha se çështja është mjaft e komplikuar, prandaj duhet të ketë edhe mendime të ekspertëve, sidomos lidhur me mënyrën se si do ta interpretojë Gjykata Kushtetuese amendamentin 5 të Kushtetutës, në të cilin gjuhë zyrtare në shtet, krahas maqedonishtes është edhe gjuha tjetër që e flasin të paktën 20% e qytetarëve të vendit.

Seancën e bojkotuan gjykatësit shqiptarë Osman Kadriu dhe Naser Ajdari, me qëllim parandalimin e votimit, kurse atyre më vonë ju bashkua edhe gjykatësi i komunitetit turk, Fatmir Skender.

Lënda për “Përdorimin e Ligjit të Gjuhëve”, e cila është formuar nga 13 iniciativa të dhjetëra qytetarëve, profesorëve dhe partive maqedonase, ishte mbajtur për 5 vite me radhë në sirtar.

Dorëzuesit e iniciativave kontestojnë tërë ligjit, përveç paragrafit 1 të nenit 1 që thotë se “gjuha maqedonase është gjuhë zyrtare”.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Snopçe: Investojmë në zhvillimin e vetëqeverisjes lokale
Next Article Lënë pas mosmarrëveshjet – pajtohen Leo dhe Lela

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?