By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Testi i ri me Inteligjencë Artificiale mund të zbulojë kancerin e gjirit në fazën më të hershme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Testi i ri me Inteligjencë Artificiale mund të zbulojë kancerin e gjirit në fazën më të hershme
Teknologji

Testi i ri me Inteligjencë Artificiale mund të zbulojë kancerin e gjirit në fazën më të hershme

admin
Last updated: 12/12/2024 13:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një test i ri mund të zbulojë kancerin e gjirit në fazën e tij më të hershme, duke përdorur ekzaminimin me laser dhe Inteligjencën Artificiale (Al).

Testi i shpejtë dhe jo-invaziv kërkon ndryshime delikate në qarkullimin e gjakut që ndodhin gjatë fazave fillestare të kancerit të gjirit, të njohur si faza 1a, sipas ekipit të Universitetit të Edinburgut.

Bëhet e ditur se këto ndryshime nuk janë të dallueshme me testet ekzistuese.
Sipas ekipit, metoda e tyre e re e cila u raportua në një studim në Journal of Biophotonics, mund të përmirësojë zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe të hapë rrugën për të testuar forma të shumta të kancerit, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Shumica e vdekjeve nga kanceri ndodhin pas një diagnoze në fazën e vonë pasi simptomat bëhen të dukshme”, tha Dr. Andy Downes i cili drejtoi studimin.

“Diagnoza e hershme është çelësi dhe më në fund kemi teknologjinë e kërkuar”, shtoi Downes.

Siç raportohet, aktualisht testet e kancerit të gjirit mund të përfshijnë një ekzaminim fizik, skanime me rreze X ose ultratinguj ose biopsi.

Ndërsa testi i ri funksionon duke drejtuar rrezet laser në plazmën e gjakut të marrë nga pacientët.

Rezultatet analizohen më pas për të zbuluar ndryshime të vogla në përbërjen kimike të qelizave dhe indeve, të cilat janë tregues të hershëm të sëmundjes.

Më pas, AI përdoret për të interpretuar rezultatet.

Në studimin që përfshin 12 mostra nga pacientë me kancer gjiri dhe 12 kontrolle të shëndetshme, teknika ishte 98% efektive në identifikimin e kancerit të gjirit në fazën 1a.

Ndryshe, teknika e laserit është përdorur në ekzaminime të tjera të kancerit, duke përfshirë kancerin e zorrëve, por kjo është hera e parë që përdoret si një mjet diagnostikimi i hershëm.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Amazoni hap thesarin në Belgjikë, investon një miliard euro

Facebook përditëson algoritmin për t’u dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi videot që shohin

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

Google urdhërohet të bëjë ndryshime në motorin e kërkimit – por shmang ndarjen dramatike

Këto kufje kushtojnë 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Industria automobilistike është plot me vetura të çuditshme, por ky Mustang është më i çuditshmi që keni parë
Next Article Tetë këshilla për ta kaluar më lehtë gripin ose ftohjen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?