By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LSDM: Bashkëshortja e kryetarit të një komune të OBRM-PDUKM-së është zgjedhur anëtare e re
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LSDM: Bashkëshortja e kryetarit të një komune të OBRM-PDUKM-së është zgjedhur anëtare e re
Maqedoni

LSDM: Bashkëshortja e kryetarit të një komune të OBRM-PDUKM-së është zgjedhur anëtare e re

admin
Last updated: 12/12/2024 15:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 dhjetor – LSDM ka reaguar sot se për anëtar të këshillit gjyqësor është zgjedhur bashkëshortja e kryeartit të degës së OBRM-PDUKM-së në Radovishë. Nga kjo partia vlerëson se kjo lëvizje është tentim për ngritjen e një gjyqësie të kontrolluar partiake, e cila, siç thonë ata, nuk do t’i shërbejë qytetarëve, por OBRM-PDUKM-së.

LSDM opozitare akuzoi zgjedhjen skandaloze të gjyqtares Danka Ristova nga Gjykata e Apelit të Shtipit për anëtare të re të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve. Siç thonë ata, është zgjedhur bashkëshortja e kryetarit aktual të Radovishit nga OBRM-PDUKM, Aco Ristov.

Partia vlerësoi se zgjedhja e saj është përpjekje për të krijuar një gjyqësor të kontrolluar partiak, i cili, , nuk do t’i shërbejë qytetarëve, por interesave të OBRM-PDUKM-së.

“Në vend të reformave, shohim partizim brutal të gjyqësorit, madje edhe okupim nga OBRM-PDUKM. Këto janë instalime partiake në drejtësi si në kohën e regjimit. Të njëjtën gjë që ka bërë DPMNE më parë, po bëhet edhe tani. OBRM-PDUKM është një parti që gjithmonë ka pasur një qëllim të vetëm kur ka qenë në pushtet, vënien nën kontroll të gjyqësorit dhe tani po e dëshmon në veprim”, ka deklaruar zëdhënësja e partisë Kuzevska.

Gjyqtarët Ariton Ala nga Gjykata e Apelit Shkup dhe Danka Ristova nga Gjykata e Apelit Shtip janë zgjedhur anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor pas zgjedhjeve që u mbajtën dje në vendvotimet në të gjitha gjykatat anembanë vendit.

Gjyqtari Ariton Ala ishte i vetmi kandidat në listën zgjedhore për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve të një liste të posaçme kandidatësh. Në anën tjetër, pesë kandidatë për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit ishin nga zona e Apelit të Shtipit, dhe gjyqtarja Danka Ristova mori numrin më të madh të votave.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ÇORAPET
Next Article Gazela vjen me ‘Traficante’, çka solli artisti përmes këtij projekti

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?