By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Burri i Edona Llalloshit në paraburgim, dyshohet se e rrahu kandidaten për deputete
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Burri i Edona Llalloshit në paraburgim, dyshohet se e rrahu kandidaten për deputete
Maqedoni

Burri i Edona Llalloshit në paraburgim, dyshohet se e rrahu kandidaten për deputete

admin
Last updated: 14/12/2024 12:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Gazmend Haxhifejzullahi, bashkëshorti i kandidates për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, po mbahet në paraburgim si i dyshuar për dhunë në familje.

Haxhifejzullahi është denoncuar për dhunë në familje muajin e kaluar, ka mësuar Paparaci nga burime brenda organeve të rendit.

Bashkëshorti i këngëtares, e cila aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje të mërkurën, është denoncuar për dhunë në familje. Konflikti mes çiftit dyshohet se ka nisur për shkak të një prone që pretendohet se i takon kandidates për deputete.

Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se rasti të cilit i referoheni është në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, kurse më shumë informata lidhur me këtë rast nuk mund të jepen”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë për Paparacin.

Ndërkaq, sipas burimeve të Paparacit, Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji Haxhifejzullahit.

Emri i këngëtares së njohur shqiptare doli edhe njëherë tjetër në skenë para pak ditësh kur lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, njoftoi se Llalloshi do të jetë pjesë e listës për deputetë.

“Edona Llalloshi është një nga emrat më të dashur të skenës sonë muzikore. Në karrierën e saj tre dekadash, përveç krijimeve cilësore, ajo ka spikatur për personalitetin e saj të veçantë. Është pjesë e listës sonë për fitoren e madhe. Me Edonën , do t’i përkushtohemi edhe më shumë artit dhe kulturës, Edona”, kishte shkruar Albin Kurti në rrjetin social Facebook.

Vetë Llalloshi në njoftimin e saj kishte thënë se do të fokusohet për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me barazinë gjinore si dhe dhunën në familje.

“Të dashur qytetarë të vendit tim, publiku im i çmuar, të dashur familjarë, kam kënaqësinë të ndaj me ju vendimin tim për të kandiduar si deputet i Republikës së Kosovës, duke u bërë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje. Unë besoj fuqishëm se mund të krijojmë politika që pasqyrojnë nevojat reale të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Angazhimi im do të jetë adresimi i çështjeve që kanë të bëjnë me barazinë gjinore, dhunën në familje, kulturën e më shumë”, kishte shkruar ndër të tjera Edona.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bullgaria propozoi që një marrëveshje ndërqeveritare të specifikojë të gjitha aspektet e ndërtimit të hekurudhës
Next Article Arrestohet 43 vjeçari i kërkuar nga policia e Tetovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?