By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Cila nga partitë politike janë më transparente në Maqedoninë e Veriut?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Cila nga partitë politike janë më transparente në Maqedoninë e Veriut?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Cila nga partitë politike janë më transparente në Maqedoninë e Veriut?

admin
Last updated: 17/12/2024 11:00
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 dhjetor – Partitë politike si grupe njerëzish që kanë një qëllim të përbashkët përmirësimin e gjendjes kolektive, kanë për obligim edhe moral por edhe ligjor që të jenë transparent për sa i përket burimeve të financimit. Kjo çështje është mjaft delikate e për këtë për fat të keq shumë pak interesohet publiku i gjerë, ky konstatim vjen pikërisht si pasojë e mos presionit kolektiv. Pra, partitë politike disi janë komod në aspektin financiar, edhe përkundër obligimit ligjor që duhet të dorëzojnë raporte të rregullta financiare. Por, megjithatë sërish ekziston hapësira për manipulim në ato raporte. Kur do të dihet nga financohen partitë politike kuptohet qartësisht se çfarë “melodi” dëgjojnë këto parti, shkruan Zhurnal.

Alternativa është njëra prej partive politike më transparente në Republikën e Maqedonisë së Veriut –

Në kuadër të konferencës “Transparenca e partive politike” të organizuar nga WFD Western Balkans dhe British Embassy Skopje u prezantuan edhe rezultatet e analizës të realizuar nga Forumi për politika të arsyeshme, dhe rezulton që Alternativa ka arritur përparim të dukshëm në të gjitha segmentet e analizës.

Hulumtimi i fundit i PPTI-së, rezultatet e të cilit janë paraqitur në këtë Raport, është bërë në periudhën qershor-nëntor të vitit 2024. Në këtë hulumtim janë përfshirë tetë parti politike nga Maqedonia e Veriut: Alternativa, Aleanca për Shqiptarët (krahu i Zijadin Selës dhe krahu i Arben Taravarit), Besa, VMRO-DPMNE, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Partia liberal demokrate (PLD), Partia e re socialdemokrate (PRSD) dhe Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM).

Dy parti/lëvizje të reja politike (ZNAM dhe Lëvizja Demokratike) u përfshinë në hulumtim dhe në aktivitetet e mentorimit të organizuara nga WFD, edhe pse këtë vit matja e këtyre dy partive është lënë për shkak se treguesit që maten kërkojnë një qasje më afatgjatë.

Në vitin 2024, Alternativa arrin një përparim të dukshëm në disa segmente, veçanërisht në transparencën financiare, ku vihet re një nivel i lartë i përputhjes me standardet ligjore dhe disponueshmëria e përmirësuar e informacioneve financiare. Në fushën e demokracisë brendapartiake, partia tregon përkushtim për përforcimin e autonomisë së degëve dhe përmirësimin e jetës partiake, por sfidat mbeten të lidhura me barazinë gjinore dhe zhvillimin e strukturave horizontale. Në segmentin e disponueshmërisë për publikun, nga ana tjetër, performanca është përmirësuar dukshëm, por me hapësirë për korrigjime të mëtejshme, veçanërisht për sa i përket versioneve gjuhësore, si dhe përshtatjeve për personat me nevoja të veçanta.

Kush është Alternativa, tashmë partia më transparente në vend?

Alternativa është parti politike e cila në spektrin ideologjik përcaktohet si subjekt i qendrës së djathtë. Identiteti i saj, më saktë, përshkruhet edhe përmes tri nocioneve: Autentike– është subjekt atipik, që profilin e vet e ka ndërtuar konform nevojave të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut; Autoktone– është krijuar nga kapacitetet vendore shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe Autonome – është subjekt në vete dhe i pavarur nga çdo ndikim i brendshëm ose i jashtëm, ndonëse i hapur për komunikim dhe bashkëpunim.

Alternativa është themeluar që ta ruajë dhe kultivojë kulturën, traditën dhe vlerat tradicionale të shqiptarëve, por edhe që të kontribuojë në krijimin dhe zhvillimin e një shoqërie të virtytshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Alternativa mëton që, përmes zgjedhjeve të përgjithshme dhe lokale, të etablohet në 6 skenën politike dhe konform besimit që merr nga votuesit t’i respektojë dhe promovojë vlerat e lirisë, barazisë e drejtësisë në vendin tonë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kujtojmë që, Alternativa si subjekt politik erdhi pas përçarjes që ndodhi në Lëvizjen Besa, parti politike e themeluar nga një grup miqsh, që pas katër viteve pati pakënaqësi të brendshme e cila rezultoi me themelimin e Alternatives. Ndërkaq, sot kjo parti si pjesë e koalicionit më të madh shqiptarë, VLEN, janë pjesë e pushtetit.

Transparenca është vlerë e pakontestueshme –

Kjo i shërben edhe partive politike edhe qytetarëve, për të dëshmuar e vërteta reale që ka peshë të rëndësishme se kush realizon më shumë donacione dhe në cilat parti politike. Pasi përmes kësaj i mund të detektohen edhe lidhjet e bizneseve me partitë politike, përmes kësaj rrënohen paragjykimet që parti politike brenda vendit financohen nga Turqia, Irani, Rusia e të tjera.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Pasi shumë prej politikanëve tanë këto akuza i kanë në maje të gjuhës duke pretenduar se rrënohet kundërshtari nëse “shpifim” për sa i përket anës financiare. Ta zëmë se një shtet i huaj po financon dhe ka krijuar një parti politike, tani është momenti adekuat që këta financues të rregullt të partive politike të bëjnë donacione.

Gjatë fushatave partitë kanë nevojë për shifra të lartë të financave për shkak të koordinimit të fushatës për të depërtuar në shtëpinë e secilit qytetarët. Për të organizuar fushatë mbresëlënëse dhe evropiane nuk do mend që duhen financa të larta. Tani se kush prej kandidatëve apo partive po e bënë fushatën më të mirë kuptohet edhe nga fakti se sa investojnë në fushata. Për të investuar shumë duhet që pas këtyre partive të ekzistojnë donacione të fuqishme e kjo do të kuptohet pasi të publikohen raportet. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Takimi Siljanovska Davkova me Piter Smolvud: Shkëmbyen mendime për politikën ndërkombëtare, evropiane dhe rajonale
Next Article Koncerti i para Vitit të Ri i orkestrës së Armatës me muzikantë nga orkestrat e Forcave të Armatosura të Francës, Hungarisë, Italisë dhe SHBA-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?