By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shqipëria hap kapitullin e Marrëdhënieve me Jashtë, Rama: Ambicia, anëtarësimi në BE brenda dekadës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Shqipëria hap kapitullin e Marrëdhënieve me Jashtë, Rama: Ambicia, anëtarësimi në BE brenda dekadës
Shqipëri

Shqipëria hap kapitullin e Marrëdhënieve me Jashtë, Rama: Ambicia, anëtarësimi në BE brenda dekadës

admin
Last updated: 17/12/2024 10:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shqipëria çeli sot kapitullin e Marrëdhënieve me Jashtë, ndërsa në konferencën e tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE që u mbajt në Bruksel, Kryeministri Edi Rama përsëriti ambicien për anëtarësimin e plotë të vendit brenda kësaj dekade.

Rama tha se Shqipëria është në momentin më të mirë të historisë së saj, teksa tha se megjithatë nuk e nënvlerësohet parimi bazë i meritave për të anëtarësuar në BE që, për kreun e qeverisë, do të ndihmojë vendin tonë në kryerjen e “detyrave të shtëpisë”.

“Për ne është e qartë, ne jemi të ndërgjegjshëm që Evropa nuk është e bashkuar vetëm nga gjeografia, por nga vlera, demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe siguria e përbashkët. Nuk ka dyshim që një Evropë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë, më e bashkuar dhe më e sigurt. Ndaj ambicia jonë nuk është sekret, ne duam të sigurohemi që i kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe që negociatat tona të mbyllen në vitin 2027 dhe me shpresë, anëtarësimi ynë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade. Është shumë ambicioze, por ne e kemi ndarë këtë me Komisionin që na ka mbështetur gjatë të gjitha presidencave dhe është thelbësore për ne që duke mos harruar edhe pa nënvlerësuar parimin në bazë të meritave dhe ky parim për ne është shumë i rëndësishëm sepse do të na ndihmojë të bëjmë detyrat tona të shtëpisë, për hatrin tonë”, tha Rama.

Kryeministri shprehu edhe ambicien për ta bërë Shqipërinë “Evropën e Ballkanit Perëndimor”, teksa shtoi se çelja e grupkapitujve konfirmoi konkretisht se rajoni është në vëmendjen e BE.

“Ne duam të bëjmë sa më mirë që të jetë e mundur dhe shpresoj që ta bëjmë Shqipërinë Evropën e Ballkanit Perëndimor sepse jemi të mirë-pozicionuar për ta bërë këtë dhe ne na duhet të kapim nga ky bashkëpunim dhe partneritet për ta bërë një gjë të tillë dhe ne jemi të përkushtuar të shikojmë me sytë e së ardhmes dhe jo të së shkuarës që e ka parandaluar vendin tonë dhe të rajonit që të progresojnë sa duhet. Them me bindje që ne jemi në momentin më të mirë të historisë sonë dhe Europa dhe BE është në momentin më të mirë për të kuptuar që vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për të ardhmen e saj. Ky moment ka mbyllur diçka që ne kishim filluar ta dyshonim, por tashmë BE ka një zemër dhe ne e kemi dëshmuar këtë, nuk është aq e madhe por është një fakt që është aty”, deklaroi Rama.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article A jeni në gjendje t’i gjeni dallimet në foto brenda 30 sekondave?
Next Article Shaqiri dhe Rrudhani pjesë e formacionit të javës në Zvicër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?