By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokuroria ngriti aktakuzë për vrasjen te “Mavrovasja”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prokuroria ngriti aktakuzë për vrasjen te “Mavrovasja”
Maqedoni

Prokuroria ngriti aktakuzë për vrasjen te “Mavrovasja”

admin
Last updated: 17/12/2024 15:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 dhjetor – Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi për vrasje, vrasje në tentative dhe përpunim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese. Fjala është për të pandehurin i cili më 20 gusht prapa qendrës tregtare “Mavrovasja” në Shkup, për interes financiar me armë e ka privuar nga jeta një person.

Siç kumtojnë nga PTHP Shkup, i akuzuari, më 20 gusht, prapa qendrës tregtare “Mavrovasja” në Shkup, për interes financiar, duke e qëlluar me armë e ka privuar nga jeta Vasil Eftimov, pas së cilës i njëjti e ka kërcënuar me armë edhe bashkëshortën e tij dhe e ka marrë  nga ajo çantën që mbante dhe një arkë druri në ngjyra të ndryshme të mbuluar me një krah të çadrës që përmbante mjete të ndryshme dore, të cilën të dëmtuarit e kishin në automjet.

“Më pas me automjet me targa belge ka ikur në drejtim të Gazi Babës. Më vonë të njëjtën ditë, kur nëpunësit policor e kanë takuar të akuzuarin së bashku me një person tjetër në automjet në rrugën “Stojna Stefkova” në Shkup, ai ka dalë nga dera e bashkëudhëtarit dhe në drejtim të katër policëve ka shtënë me armë zjarri me tentim për t’i privuar nga jeta”, qëndron në kumtesën nga Prokuroria.

Shtohet se policët në vetëmbrojtje kanë shtëna me armë zyrtare disa herë në ajër si paralajmërim, dhe kanë arritur ta mposhtin të akuzuarin, pas së cilës ai e ka hedhur armën dhe është arrestuar.

“I akuzuari do të përgjigjet edhe për posedimin pa leje të armës me të cilën e ka kryer veprën penale – pistoletë gjysmë automatike e markës “GLOCK 17”, pa numër serie, kalibër 9 mm, të cilën e ka poseduar pa leje”, thonë nga PTHP-ja.

Prokurori publik në Prokurorinë themelore penale Shkup ka dorëzuar edhe propozim për vazhdimin e masës paraprakisht të caktuar të paraburgmit për të akuzuarin.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Takim Nikolloski – Ulusoj: Turqia mbetet partner i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë
Next Article VanHorn: SHBA nuk angazhohet me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?