By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PD depoziton kërkesën për komision hetimor për Porto Romanon
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > PD depoziton kërkesën për komision hetimor për Porto Romanon
Shqipëri

PD depoziton kërkesën për komision hetimor për Porto Romanon

admin
Last updated: 17/12/2024 15:14
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot kërkesën pranë Kuvendit për ngritjen e komisionit hetimor për kontrollin e ligjshmërisë në procedurat e miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë “Schapha d.o.o.”; dhe ndërtimit të portit të ri në Porto Romano.

Komisioni i kërkuar nga PD ka për objekt të veprimtarisë së tij shqyrtimin e të gjitha problematikave lidhur me miratimin e projektit “Marina e Durrësit & Jahtet”, prishjen e kontratës me kompaninë gjermane EMS dhe shitjen e koncesionit te kompania kroate “Schapha d.o.o.”, si dhe projektimin e ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano.

Po ashtu, PD thekson se komisioni do të bëjë vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, barazisë, konkurrencës, meritokracisë, eficencës ekonomike, mbrojtjes së pronës publike dhe ruajtjes së buxhetit të shtetit në të gjitha kontratat publike që angazhohet qeveria shqiptare.

PD kërkon që komisioni të përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Në kërkesën e PD-së thuhet se komisioni e ushtron veprimtarinë për një afat 6-mujor nga data e miratimit të vendimit.

Po ashtu, PD sqaron se puna e komisionit hetimor nuk do të konsistojë në nxjerrjen e përgjegjësive penale për personat që potencialisht mund të kenë kryer shkelje, pasi kjo është detyrë funksionale e organeve të drejtësisë.

“Komisioni hetimor do të përqendrojë punën e tij në njohjen dhe verifikimin në thellësi të ligjshmërisë të praktikave institucionale të ndjekura në të gjitha fazat për miratimin e projektit “Marina e Durrësit & Jahtet”, prishjen e kontratës me kompaninë gjermane EMS. Po ashtu synon të nxirren përfundime mbi nevojën e miratimit, plotësimit apo korrigjimit të ligjeve të veçanta, me qëllim ofrimin e një mbrojtjeje të plotë ligjore dhe institucionale të parimeve të ligjshmërisë, barazisë, konkurrencës, meritokracisë, eficencës ekonomike, mbrojtjes së pronës publike dhe ruajtjes së buxhetit të shtetit në të gjitha kontratat publike që angazhohet qeveria shqiptare”, shprehet PD.

You Might Also Like

Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Rama: Ukraina po rindërton guximin e Evropës

Bardhi: Mazhoranca refuzoi pa argument debatin parlamentar mbi kërkesat e protestuesve

Përfundojnë 40% e punimeve për nënstacionin e ri elektrik në Kamzë

Gogu: Shqipëria më pranë se kurrë anëtarësimit në BE, ky moment historik nuk duhet humbur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Këshilli Evropian miraton konkluzionet e zgjerimit për Shqipërinë: Dialogu konstruktiv, vendimtar për progresin e reformave
Next Article Konferenca e Tretë Ndërqeveritare BE-Shqipëri, Spiropali: Hap tjetër drejt objektivit tonë strategjik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Skandal në Kopshtin Zoologjik të Shkupit: Ujqërit e bardhë arratisen nga kafazi, mbysin katër kengurë dhe disa shpend të tjerë
Maqedoni
Sali: Simptomatike është se sa herë që VLEN-it i ecin punët mbarë, Gjykata Kushtetuese sjell vendime për çështje etnike
Maqedoni
Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
Shqipëri
Fejohet futbollistja e njohur zvicerane
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?