By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Departamenti i Shtetit: SHBA i kupton shqetësimet e Türkiyes për kërcënimin e PKK-së në Siri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Departamenti i Shtetit: SHBA i kupton shqetësimet e Türkiyes për kërcënimin e PKK-së në Siri
Bota

Departamenti i Shtetit: SHBA i kupton shqetësimet e Türkiyes për kërcënimin e PKK-së në Siri

admin
Last updated: 17/12/2024 23:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Departamenti i Shtetit ka përsëritur se SHBA-ja i kupton “shqetësimet legjitime” të Türkiyes në lidhje me kërcënimin e paraqitur nga organizata terroriste PKK në Sirinë verilindore, raporton Andolu.

“Ne i kuptojmë shqetësimet shumë legjitime që Türkiye ka në lidhje me kërcënimin terrorist që paraqet PKK-ja. Ne i kuptojmë shqetësimet shumë legjitime që Türkiye ka për praninë e luftëtarëve të huaj brenda Sirisë dhe kështu ne po flasim me ta (Türkiyen) në lidhje me këto shqetësime për të gjetur një rrugë përpara”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Në konferencën për media, Miller tha se SHBA-ja dëshiron të shohë “krijimin e një qeverie kombëtare siriane që përfshin të gjitha grupet e ndryshme etnike brenda Sirisë”.

“Dhe, në fund të kësaj, ju nuk keni asnjë milici nën-kombëtare, asnjë grup nën-kombëtar që mbajnë armë nën flamurin e tyre. Dhe, si pjesë e kësaj, ne sigurisht mendojmë se është e përshtatshme të diskutohet për dëbimin e luftëtarëve të huaj”, tha Miller.

Ai gjithashtu tha se SHBA- do të ruajë mbështetjen për SDF-në e udhëhequr nga YPG/PKK-ja, partneri kryesor sirian i SHBA-së në luftën kundër grupit terrorist DEASH, si dhe shtoi se administrata e presidentit Joe Biden dëshiron të ruajë fokusin në luftën kundër DEASH-it.

Mbështetja e SHBA-së për SDF-në ka tensionuar ndjeshëm marrëdhëniet midis Washingtonit dhe Ankarasë.

I pyetur se si duhet të duket administrata e re në Siri pas marrjes së kontrollit nga qeveria e re kalimtare që rrëzoi regjimin e Bashar Asadit, Miller tha se “ky është një vendim që duhet të marrë populli sirian”.

“Ajo që ne besojmë është se populli sirian vendos llojin e qeverisjes dhe kushtetutën, një kornizë që përfaqëson aspiratat e tyre, që përfaqëson llojin e kompromiseve normale në një dorëzim dhe pranim që ndodh në shoqërinë civile”, tha Miller.

Ai tha se kushtetuta e re duhet të jetë gjithëpërfshirëse, transparente dhe e përgjegjshme.

Asadi, lideri i Sirisë për pothuajse 25 vjet, u arratis në Rusi pas grupet kundër regjimit më 8 dhjetor morën kontrollin e Damaskut, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 1963.

You Might Also Like

Blerëse e fuqishme në tregun global

Tre viktima pas zjarreve të fuqishme

Aeroplani luftarak F-16 turk rrëzohet gjatë një fluturimi stërvitor

Shpërthen Etna, kaos në aeroportin e Katanias, 700 fluturime të devijuara

Danimarka paralajmëron: Mund të mbyllim kufijtë në rast të një vale të re migratore

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Abdixhiku: Me mua si kryeministër do të kemi mbi 2 mijë policë më shumë se sa tani
Next Article Lidhja mes vajit të gatimit dhe kancerit/ Evropa nis hetimet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?