By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Presioni ndërkombëtar bëri që Lista Serbe të merr numrin zgjedhor, Baraliu: Verdikt i pa definuar dhe diskutabil
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Presioni ndërkombëtar bëri që Lista Serbe të merr numrin zgjedhor, Baraliu: Verdikt i pa definuar dhe diskutabil
Maqedoni

Presioni ndërkombëtar bëri që Lista Serbe të merr numrin zgjedhor, Baraliu: Verdikt i pa definuar dhe diskutabil

admin
Last updated: 07/01/2025 10:55
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Ish-kryetari i Komisionit Zgjedhor të Kosovës (KQZ), Mazllum Baraliu, ka thënë se presioni i ndërkombëtareve, i cili sipas tij ishte ndërhyrje në institucionet e pavarura të Kosovës, ndikoi që Lista Serbe u certifikua dhe mori numrin e saj gjatë hedhjes së shortit për të garuar në zgjedhje, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, ai ka thënë se padyshim që procesi i tërheqjes së shortit për numrat në fletëvotime është i barabartë për të gjitha subjektet politike, dhe nuk duhet bërë dallime mes partive. Por, siç shpjegon ai veprimet e Listës Serbe janë destruktive.

“Nuk është përzgjedhje e njëjtë sikurse e subjekteve të tjera politike, u është caktuar shorti dhe është një veprim i cili është i njëjtë, si dhe duhet të jetë i njëjtë për të gjitha subjektet politike sa i përket nxjerrjes së numrave. Sa i përket certifikimit të Listës Serbe si subjekt është një problem thjeshtë me veprimet e saj se Lista Serbe përgjatë viteve ka treguar dhe dëshmuar që bënë veprime më tepër, sipas perceptimit të opinionit publik, por dhe subjekteve politike, si dhe institucioneve të shtetit, pra veprime destruktive, të cilat disa herë- herës kalojnë caqe të një sjelljeje normale dhe kushtetuese, jo vetëm të qytetarëve, por edhe të një subjekti politik”, tha Baraliu.

Ai ka theksuar se nën presionin ndërkombëtar me nguti PZAP-ja dhe Gjykata Supreme nxorën një verdikt të pa definuar, si dhe diskutabil.

“Në ndërkohë, jemi kështu si jemi të paorganizuar, pati presion në këtë rast, ai ishte edhe ndërkombëtarë dhe i zyrave diplomatike që nuk e kanë atë detyrë, nuk e kanë për detyrë ato të ndërhyjnë dhe të përzihen dhe të reagojnë pa një pa dy në punën e institucioneve të pavarura, pra kushtetuese siç është KQZ, por në ato ndikime dhe në këtë qefull të veprimeve, veprojnë shpejt dhe PZAP dhe Gjykata Supreme dhe e kemi një verdikt çfarë kemi të pa definuar, diskutabil do të thosha unë që thjeshtë me nguti dhe me një ndërhyrje politike, ndonëse kishte dhe procedura ankimore nga subjekti politik Vetëvendosja, por lista serbe u certifikua dhe ja sot e ka marrë numrin e saj me të cilin do të garoj në zgjedhje si të gjitha subjektet politike  për zgjedhjet e 9 shkurtit”, tha Baraliu për Ekonomia Online.

Ish-kryetari i Komisionit Zgjedhor të Kosovës, Baraliu, ka theksuar rëndësinë e procesit të tërheqjes së shortit për numrat në fletëvotime për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, duke e quajtur atë një obligim.

Baraliu ka theksuar se përveç aspekteve teknike, tërheqja e shortit ka edhe një rëndësi të madhe për partitë politike, pasi i jep atyre numrat që do t’i ndihmojnë në përgatitjen e materialeve informuese dhe marketingu.

“Kryerja e një obligimi te planit operacional që ka ndikim për të hapur rrugë në kryerjen e operacioneve tjera siç është përgatitja përmbajtjesore dhe dizajnore e fletëvotimeve shtypja e tyre dhe porosia e tyre dhe punët e tjera siç janë procesi i votimit të diasporës më 9 të këtij muaji dhe më 11 fillimi i fushatës. Nga ky këndvështrim është jo vetëm i rëndësisë teknike, por ka edhe rëndësi përmbajtjesore dhe efekte psikologjike te njerëzit për partitë politike numri  të cilin sipas shortit iu ka ra subjekteve politike për të qenë subjekt në ditën e zgjedhjeve dhe për të votuar sa më shumë votues për to”.

Baraliu tha se procesi i hedhjes së shortit është i rëndësishëm pasi që në bazë të tyre, partitë politike bëjnë përgatitjet e fushatës së tyre.

“Është e rëndësishme sepse jepen numrat caktohet shorti dhe në bazë të atyre numra partitë politike përgatisin materialet e ndryshme marketingu, informative për t’i njoftuar votuesit e tyre por edhe KQZ ato veprime që duhet t’i ndërmarrë për operacione zgjedhorë”, ka theksuar ai.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vlora Çitaku sot mban konferencë për media
Next Article Sallatë e shpejtë me mish pule dhe arra: Shtesë e shkëlqyeshme për tryezë solemne!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?