By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rritje e rasteve të gripit, IKShPK bën thirrje për vaksinim dhe masa parandaluese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rritje e rasteve të gripit, IKShPK bën thirrje për vaksinim dhe masa parandaluese
Maqedoni

Rritje e rasteve të gripit, IKShPK bën thirrje për vaksinim dhe masa parandaluese

admin
Last updated: 07/01/2025 12:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka bërë thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal, duke theksuar rritjen e rasteve të gripit gjatë javëve të fundit.

“Kjo ka rezultuar me rritje të fluksit të qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore,” njofton IKShPK.

Gripi sezonal, i cili është një sëmundje akute infektive, mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

Për këtë arsye, IKSHPK thekson se vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit.

“Gripi sezonal është një sëmundje që shkakton komplikime serioze shëndetësore, ndërsa vaksina kundër gripit është mënyra më efikase për parandalimin e infektimit,” thuhet në njoftimin e IKShPK.

IKShPK u bën thirrje të gjithë qytetarëve, pa dallim moshe, që të vaksinohen kundër gripit, me theks të veçantë për grupet më të rrezikuara si punëtorët shëndetësorë, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, të moshuarit mbi 65 vjeç, dhe fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85,000 doza të vaksinës për këtë sezon dhe qytetarët mund të vaksinohen në çdo qendër të Mjekësisë familjare.

Përveç vaksinimit, IKShPK ka theksuar rëndësinë e masave të tjera parandaluese, si mbajtja e higjienës personale, evitimi i kontakteve me individë të sëmurë dhe mbajtja e distancës në vende të mbingarkuara.

“Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për parandalimin e gripit, dhe efekti i saj fillon 1 deri 2 javë pas marrjes,” përfundon IKShPK.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arteta dëshiron të nënshkruajë me yllin spanjoll, por Arsenalit i mungojnë fondet për të
Next Article Siljanovska – Davkova: As nuk kam pasur për qëllim, as do të përdor veto që të ofendoj ndonjë gjuhë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?