By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: I heqin tumorin pa kirurgji në QSUT, 34-vjeçarja zbuloi sëmundjen pas dhimbjes së kokës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > I heqin tumorin pa kirurgji në QSUT, 34-vjeçarja zbuloi sëmundjen pas dhimbjes së kokës
Shqipëri

I heqin tumorin pa kirurgji në QSUT, 34-vjeçarja zbuloi sëmundjen pas dhimbjes së kokës

admin
Last updated: 09/01/2025 10:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dhimbja e kokës ka qenë shenja që ka vënë në alarm një 34-vjecare, e cila është drejtuar menjëherë tek mjeku për të zbuluar shkakun e saj.

“Bëhet rezonanca dhe aty ndodh çudia , del një tumor, me një tumor 3 cm me 2 cm mbi zgavrën e hundës por brenda në kokë , ngjitur me nervat e nuhatjes e afër nervave të shikimit, e ka emrin meningeom, është tumor I mirë ,është më i shpeshtë tek femrat, por problemi është se rritet”, Artur Xhumari shef i neurokirurgjisë, QSUNT në Tiranë.

E reja i është nënshtruar ndërhyrjes për heqjen e tumorit, me një teknikë të re dhe shumë përfituese për pacientin.

“E veçanta e kësaj është që nuk u përdor rruga klasike e prerjes, por heqja nga vetulla. E cila sjell shërim të shpejtë, dhimbje minimale dhe më e rëndësishme ajo e heqjes së tumorit”,-tha Artur Xhumari shef i neurokirurgjisë, QSUNT.

Shefi i neurokirugjisë, shpjegon se Meningeoma është një tumor që nëse hiqet totalisht, rreziku i përsëritjes është fare pak i vogël, por problem mbetet koha kur ai zbulohet.

“E keqja e këtij tumori në këtë vend është se kur i jep shenjat I jep shumë vonë. Pra 3 cm është madhësi e madhe, por më shpesh i shohim 5 ose 6 cm , por nëse bëhet 6 cm vjen me shenja më të mëdha se sa kaq, ngel në shtrat, rri si i hutuar urinon pa vetëdije, del zhveshur jashtë. Në të tilla raste është vonë për të shpresuar për përmirësim”,-tha shefi i kirurgjisë.

Vetëm në shërbimin e neurokirugjisë në QSUNT, kryhen rreth 2000 operacione në vit, nga të cilat gjysmat janë menginioma dhe kancer të trurit. Mjekët e këtij shërbimi e kanë nisur vitin 2025, me një ndërhyrje urgjente, për heqjen e tumorit tek një fëmijë 5-vjeçar, i cili falë ndërhyrjes në kohë, tashmë ka lënë spitalin në gjendje të mirë shëndetësore.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ancelotti: Mbajtja e Superkupës në Arabinë Saudite është e mirë për futbollin spanjoll
Next Article West Ham zyrtarizon pasuesin e Lopeteguit, emëron trajnerin e njohur anglez

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?