By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zhvillimi i pronave shtetërore, Kokona: Kthimi ekonomik 25-35%
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zhvillimi i pronave shtetërore, Kokona: Kthimi ekonomik 25-35%
Shqipëri

Zhvillimi i pronave shtetërore, Kokona: Kthimi ekonomik 25-35%

admin
Last updated: 09/01/2025 12:32
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Në takimin e prezantimit të programit “Urat e reja për Shqipërinë 2030”, me fokus zhvillimin e pronave publike nëpërmjet partneriteteve dhe sipërmarrjes private dhe shtetit, drejtoresha ekzekutive e Albanian Investment Corporation, Elira Kokona tha se pas një viti pune intensive, janë arritur rezultate që japin besim për të ecur përpara me vizion të qartë dhe projekte konkrete.

“Gjatë këtij viti kemi identifikuar prona dhe konsoliduar ato, kemi ideuar projekte investimi me një normë të lartë kthimi ekonomik, prej 25-35% edhe në skenarët më pesimistë, dhe kjo e vlerësuar nga ekspertë ndërkombëtarë. Kemi përzgjedhur përmes garave publike, projekte arkitekturore, kemi siguruar miratimin e lejeve të zhvillimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit, për të bërë të mundur që propozimet tona të ishin konkrete dhe që kanë të bëjnë me mundësi konkrete biznesi.

Tani, përmes garave publike ndërkombëtare ne ofrojmë mundësi investimi në Shqipëri, pa burokraci, por me transparencë dhe proces të qartë garues. Këto projekte janë një mundësi reale biznesi, që jo vetëm ofron fitime për sipërmarrësit, por kontribuon në një të mirë publike që do t’i rezistojë kohës duke ndikuar drejtpërdrejtë në një mundësi sociale që do t’i rezistojë kohës”, tha Kokona.

Sipas drejtoreshës së AIC-së, “në projektet e këtyre muajve kemi zbuluar se pyetjet më të shpeshta nuk lidhen me mënyrën si do të aplikosh apo si të përfitosh një kontratë me AIC-në, pasi siç duket aktet e garave janë të qarta. Vetëm dy dokumente identifikimi dhe gjashtë dokumente duhet që të prezantohen në çdo lloj gjuhe të mundshme.

Shteti sillet si pronar dhe duhet të negociojë në zyrat më të mira avokatore vendase dhe të huaja. Ky është një fakt që nuk duhet të çudisë më askënd. Projekti i Marinës së Durrësit është një realitet i ditëve të sotme, por projektet e Rivierës do të jenë të së ardhmes dhe do të tregojnë se si AIC do të përfaqësojë palën shtet duke negociuar për pjesën më të favorshme për shtetin, me kapacitetet morale dhe të denja për t’u ulur në tryeza pune me biznesin, që e shohin Shqipërinë jo më si një vend të botës së tretë, por si një mundësi reale biznesi në qendër të Evropës”.

Sipas saj, “shembujt e vende të BE, Italia, Spanja, Austria, na japin mundësi të mësojmë dhe ndjekim modelet më të mira që ne të mos shpikim rrotën, por të jenë një mundësi e mirë dhe reale për bizneset dhe sipërmarrjen.

“Prona për zhvillim publik do të jetë vetëm 100% me funksion publik, ndërsa prona me zhvillim për sipërmarrjen do të jetë e menaxhuar nga biznesi privat. Mekanizmi që do të përdorim, në përqindjen që merr shteti në pjesën që ka funksion biznesi apo privat do të mund të përdoret si një monedhë për të mbuluar shpenzimet e godinës publike, duke dhënë një mundësi që në të dy lotet, të dy etnitetet si publik, dhe privat të kenë menaxhimin total të funksioneve përkatëse. Kjo i jep mundësi privatit që të mund të menaxhojë godinën dhe institucionit publik që do të menaxhojë 100% godinën që është në funksion publik”, theksoi Kokona.

Drejtoresha e AIC-së, në fjalën e saj gjatë takimit shtoi se rol në këtë proces, ka edhe rrjeti i ambasadorëve shqiptarë në botë, që po punojnë për tërheqjen e investitorëve të diasporës në projektet në Shqipëri. “Por, kjo nuk mjafton pa mbështetjen e ambasadave të huaja të akredituara në Shqipëri. Jemi besimplotë që lajmi i mirë për bërjen e biznesit në Shqipëri do të përhapet me shpejtësi si lajmet e tjera nga ambasadat e huaja të akredituara në vendin tonë. Jemi gati për projektet që u përmendën, por edhe rijetësimin e Pallatit të Brigadave, Pallatit të Kongreseve, Pallatin “Asllan Rusi” dhe shumë aseteve të tjera shtetërore që janë aty në pritje për një zhvillim të ri. “Albania all senses”, jo vetëm në turizëm, por në të gjitha senset. Një rol të rëndësishëm në këtë proces kanë edhe bankat, por edhe pronarët privatë rrotull pronave që do të zhvillohen nga AIC. Marrëdhëniet mes publikut dhe privatit janë si ato urat që kërkojnë kohë dhe përpjekje të përbashkët”, shtoi drejtoresha e AIC-së, Elira Kokona.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rama: Rekord i ri në realizimin e buxhetit sivjet, përkundër bllokadave nga qeveria
Next Article Presidenti Joe Biden bëhet stërgjysh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?