By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Koçiu: Shërbimet sociale nga Malësia e Madhe në Finiq, 59 bashki përfituese nga Fondi Social në 2025
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Koçiu: Shërbimet sociale nga Malësia e Madhe në Finiq, 59 bashki përfituese nga Fondi Social në 2025
Shqipëri

Koçiu: Shërbimet sociale nga Malësia e Madhe në Finiq, 59 bashki përfituese nga Fondi Social në 2025

admin
Last updated: 09/01/2025 14:57
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përmes mekanizmit financiar të Fondit Social do të mbështesë gjatë vitit 2025 edhe 11 bashki të tjera në ofrimin e shportës së shërbimeve sociale përmes ngritjes së shërbimeve të reja si dhe përmirësimit të shërbimeve ekzistuese për familjet dhe individët në nevojë.

Gjatë aktivitetit “Fondi Social dhe Partneriteti me Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore”, me pjesëmarrjen e 61 drejtuesve të pushtetit vendor, u nënshkruan marrëveshjet e bashkëpunimit mes Shërbimit Social Shtetëror dhe 11 kryetarëve të bashkive.

Në fjalën e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu nënvizoi se në 2025-n, shërbimet do të shtrihen nga Malësia e Madhe në Finiq.

Koçiu ndau lajmin se “në kuadër të Thirrjes së Gjashtë të Fondit Social, kemi patur 34 aplikime nga bashkitë për ngritjen e shërbimeve të reja ose për zgjerimin e atyre ekzistuese. Dhe pas një procesi të kujdesshëm dhe transparent vlerësimi, jam shumë e lumtur të informoj se që sot mund të lançojmë programet e reja, në total 11 shërbime të reja, në bashkitë përfituese”.

Ministrja vuri në dukje se për herë të parë, në kuadër të mekanizmit të Fondit Social, përfitojnë Bashkia Shijak, Finiq, Kuçovë, Vorë, Krujë, Pustec, Divjakë, Përmet.
Gjithashtu, tha ajo, ky Fond do të mbështesë edhe bashkitë Elbasan, Vlorë dhe Durrës që kanë përfituar më parë dhe tashmë po zgjerojnë gamën e shërbimeve të tyre. “Nga 51 bashki përfituese deri në vitin 2024, ne do të arrijmë në 59 bashki përfituese në vitin 2025, duke e zgjeruar mbështetjen tonë thuajse në 98% të territorit të vendit. Deri në vitin 2024, 33 mijë individë përfitonin nga 73 shërbime, ndërsa në vitin 2025 kjo shifër do të arrijë në rreth 45 mijë përfitues nga 84 shërbime. Gjithashtu, fuqizimi i kapaciteteve njerëzore është një tjetër tregues i këtij progresi. Këtë vit do të shtojmë 100 profesionistë të rinj që do të shërbejnë direkt për qytetarët që kanë nevojë për mbështetje”, deklaroi ministrja Koçiu.

Koçiu falenderoi për bashkëpunimin e ngushtë me UNICEF- që po kontribuon në të gjitha reformat e Ministrisë si dhe BE që me programin e mbështetjes buxhetore dhe asistencës teknike, vazhdon të luajë një rol kryesor në zhvillimin dhe shtimin e numrit të shërbimeve sociale. “Sot ky event në fakt është në të njëjtën linjë dhe në partneritet me programin e BE/UNICEF ku jo rastësisht po lançohen së bashku, pasi jemi kujdesur që të harmonizojmë dhënien e granteve pa patur mbivendosje dhe duke maksimizuar burimet financiare. Për herë të parë në jemi bazuar në vlerësimin e nevojave sipas hartës së shërbimeve sociale, e cila përditësohet çdo vit dhe na mundëson një shpërndarje të drejtë të shërbimeve sociale jo vetëm gjeografikisht por edhe në llojshmërinë e shërbimeve”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

I pranishëm, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, vuri në dukje rolin e reformës së decentralizimit për fuqizimin e njësive të qeverisjes vendore në planifikimin dhe ofrimin e shërbimeve shoqërore më pranë fëmijëve dhe familjeve.
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato u shpreh se “të gjithë ne duhet të mbajmë parasysh këtë objektiv, teksa Shqipëria përparon drejt bashkimit me BE-në: Ky integrim nuk ka të bëjë vetëm me përmbushjen e kritereve ekonomike, por mbi të gjitha, me krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse që i mikpret dhe i tregon kujdes cilitdo, pavarësisht se nga ç’grup vijnë; një shoqëri që nuk lë pas askënd”.
Në fjalën e tij, Përfaqësuesi i UNICEF Shqipëri, Murat Ṣahin, theksoi rëndësinë e fuqizimit të shërbimeve sociale si pararendëse të Garancisë për Fëmijët, një nismë mbarëevropiane, si dhe për mbështetjen e kapitalit njerëzor.

Gjithashtu në kuadër të programit BE për Kujdesin Social, i cili zbatohet nga UNICEF dhe World Vision në Shqipëri, në bashkëpunim me MSHMS u shpall partneritetit mes 14 bashkive dhe 13 organizatave të shoqërisë civile, të cilat do të kontribuojnë në zgjerimin dhe përmirësimin e shërbimeve sociale komunitare e të specializuara, në ndihmë të fëmijëve dhe familjeve që përballen me sfida sociale. Nismat e tyre do të mbështeten me një shumë totale prej 1.47 milion eurosh nga ky program trevjeçar, financuar nga Bashkimi Evropian.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shkencëtarët paralajmërojnë për Sindromën Kessler – çfarë është ajo dhe si po e rrezikon planetin tonë?
Next Article Miratohet bonusi i pranverës për pensionistët, përfitojnë 730 430 pensionistë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?