By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MMJPH: Institucionet mobilizohen dhe koordinohen konform “Planit të veprimit për sezonin e ngrohjes 2024-2025”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MMJPH: Institucionet mobilizohen dhe koordinohen konform “Planit të veprimit për sezonin e ngrohjes 2024-2025”
Maqedoni

MMJPH: Institucionet mobilizohen dhe koordinohen konform “Planit të veprimit për sezonin e ngrohjes 2024-2025”

admin
Last updated: 09/01/2025 15:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 janar – Sot me thirrjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është mbajtur një takim koordinues me përfaqësues të institucioneve që kanë detyrime sipas “Planit të Veprimit për Sezonin e Ngrohjes 2024-2025”.

Duke pasur parasysh se ekzistojnë kushte reale për shfaqjen e episodeve të përqendrimeve të larta të substancave ndotëse në ajër, takimi koordinues, i udhëhequr nga zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor, Ane Lashkoska dhe kryetarja e Grupit Punues për Ajër të Pastër e MMJPH-së, Besa Tateshi kishte për qëllim që t’i mobilizojë dhe inkurajojë palët e interesuara në përmbushje më konsekuente të detyrimeve.

Të pranishmit i shkëmbyen përvojat dhe problemet me të cilat përballen gjatë realizimit të masave, por shprehën gatishmëri për mobilizim të të gjitha burimeve në dispozicion për zbutjen dhe tejkalimin e kushteve që janë një problem i nxehtë ekologjik jo vetëm në vendin tonë, por edhe në nivel global.

Nga MMJPH-ja është kërkuar që institucionet të cilat nuk kanë dorëzuar raporte për aktivitetet e realizuara, t’i dorëzojnë ato, në mënyrë që të kenë njohuri për nivelin e zbatimit dhe efektet e brendeve të parapara. Gjithashtu, MMJPH-ja ofroi ndihmë për ato komuna që nuk kanë hartuar ose hartojnë plane vendore me masa afatshkurtra ajrore, duke pasur parasysh se është shumë e rëndësishme që komunat në nivel vendor të jenë të përgatitura për zbatimin e menjëhershëm të masave të duhura në rastet kur janë tejkaluar vlerat kufitare.

Në këtë takim përveç institucioneve të përfshira në “Planin e veprimit për sezonin e ngrohjes 2024-2025”, të pranishëm ishin edhe Visar Ganiu, nënkryetar i BNJVL-së dhe kryetar i Komunës së Çairit, dhe Dushica Perishiq, drejtoreshë ekzekutive e BNJVL-së, qëllimi është lehtësimi i koordinimit me pushtetin vendor, si dhe me përfaqësues të Institutit për Shëndetin Publik për monitorimin e ndikimit në shëndetin e njerëzve.

Gjithashtu, në takim u shqyrtuan edhe masat afatgjate për të cilat aktualisht po punohet dhe për të cilat në periudhën e ardhshme shteti do të investojë.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Memedi: Është rritur numri i fëmijëve me infeksione respiratore në Klinikën e Fëmijëve
Next Article Janevska: 38 miliardë denarë për arsimin dhe shkencën në vitin 2025, buxheti më i madh i miratuar deri më tani

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?