By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ambasadori turk takon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shqipërisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ambasadori turk takon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shqipërisë
Shqipëri

Ambasadori turk takon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shqipërisë

admin
Last updated: 09/01/2025 17:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Drejtues Madhor Ilir Proda, priti në takim Ambasadorin e Türkiyes në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë thuhet se gjatë takimit, Proda dhe Atay vlerësuan rezultatet e bashkëpunimit historik të Policisë së Shqipërisë me agjencitë ligjzbatuese të Republikës së Türkiyes dhe me Ambasadën e Türkiyes në Tiranë, si dhe shprehën gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve në kërkim.

Proda ka shprehur falënderim, në veçanti, për bashkëpunimin me homologët turq, “për kapjen në Türkiye të shtetasit të shumëkërkuar Dritan Rexhepi, dhe ekstradimin e tij në Shqipëri”.

“Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese të Republikës së Türkiyes ka një bazë solide, sepse mbështetet në marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve. Falënderoj Policinë e Türkiyes për kontributin e vlefshëm që ka dhënë për Policinë e Shtetit, si në aspektin logjistik, ashtu edhe në atë të trajnimeve të punonjësve të Policisë shqiptare”, është shprehur Proda.

Proda ka theksuar se Policia e Shqipërisë është e hapur për zgjerimin e bashkëpunimit, për të krijuar ekipe të përbashkëta hetimore, duke shkëmbyer informacione dhe zhvilluar operacione të përbashkëta, si dhe për të zhvilluar vizita në të dyja vendet, për shkëmbimin e eksperiencave.

Ambasadori Atay ka vlerësuar bashkëpunimin mes agjencive ligjzbatuese të Republikës së Türkiyes dhe Policisë së Shqipërisë.

Gjithashtu theksohet se ambasadori turk garantoi Prodën se Ambasada e Türkiyes në Tiranë është e angazhuar maksimalisht për forcimin e këtij bashkëpunimi dhe për ofrimin e mundësive të reja për punonjësit e Policisë shqiptare, nga Policia turke.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” producenti Sokol Guga mbledh shqiptarët e suksesshëm në Luginën e Preshevës
Next Article Pranga angleze “mbretit” të ringut Florian Marku, ja për çfarë akuzohet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?