By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një vajzë pretendon se u rrëmbye në Tiranë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Një vajzë pretendon se u rrëmbye në Tiranë
Shqipëri

Një vajzë pretendon se u rrëmbye në Tiranë

admin
Last updated: 09/01/2025 19:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një rast i pazakontë ka alarmuar policinë e Tiranës, ku një vajzë qëndroi për rreth 1 orë e 30 minuta e mbyllur në një apartament në zonën e Astirit. Gjithçka nisi kur agjentët e policisë shkuan në këtë pallat pasi kishin të dhëna për lëndë narkotike dhe armë. Pasi kontrolluan apartamentin, agjentët e policisë gjetën derën mbyllur dhe më ndihmën e pronarit e hapën. Pasi hynë në ambientet e brendshme, shërbimet e policisë gjetën dy armë zjarri dhe shenja të konsumimit të kokainës.

Pronari i banesës i tha policisë që e kishte lëshuar me qira ditore tek një djalë i ri, i cili kishte marrë jo vetëm atë hyrje, por edhe banesën përballë. Efektivët pasi trokitën në derën u përballën me një vajzë të re e cila sapo pa agjentët e policisë pa uniformë nisi të ulërinte dhe mbylli derën nga brenda me çelës. Pas pak momentesh ajo telefonoi policinë. E reja ngriti pretendimet se është dhunuar nga disa persona dhe është marrë peng. Menjëherë shërbimet e policisë të ndihmuar dhe nga forcat speciale RENEA shkuan në zonë, ku nisën negociatat për të hapur derën. Pretendime për dhunë dhe rrëmbim patën edhe prindërit e vajzës të cilët bashkëpunuan me policinë.

Forcat RENEA zbritën nga tarraca e pallatit dhe hynë në ballkonin e banesës në katin e tetë, pasi patën dyshime se vajza mund të ndërmerrte ndonjë akt ekstrem. Forcat RENEA bënë hapjen e derës së banesës rreth orës 14:10. Nga këqyrja paraprake vajzës nuk iu konstatuan shenja të dukshme dhune, megjithatë iu dha asistencë mjekësore.

Tashmë policia është duke kërkuar të dashurin e vajzës i cili kishte marrë me qira ditore dy banesat, atë ku u gjetën armë dhe mbetje kokaine, si dhe banesën ku u ngujua e reja.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Microsoft po njofton ndryshime që do të prekin miliona përdorues, ja se si
Next Article Është mbyllur për qarkullim ura tek lumi Vardar afër fshati Bashinë, për shkak të mjegullës është ulur dukshmëria nga 50-60 metra Tetovë – Gajre, Koçanë dhe Strumicë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?