By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rruga në Vizbeg e gjitha me baltë nga shiu e bora
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rruga në Vizbeg e gjitha me baltë nga shiu e bora
Maqedoni

Rruga në Vizbeg e gjitha me baltë nga shiu e bora

admin
Last updated: 12/01/2025 16:17
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 janar – Banorët e rrugës “Afrim Zhitia” në Vizbeg, kanë frikë të vijë vjeshta apo dimri. Me të rënë shi, lagja e tyre bëhet krejt baltë.

E tërë balta që shkelet me këmbë apo me veturë, futet pastaj në oborret e shtëpive. Banorët e kësaj lagje ankohen se komuna e Shuto Orizares për një kohë të gjatë nuk i merr në konsideratë kërkesat e tyre për të asfaltuar rrugën. Kjo lagje nuk kishte as kanalizim, por të njëjtën e bënë vetë duke investuar mbi 100 mijë euro.

“Sot me thënë jetoj në Shkup e nuk mund të del nga shtëpia prej baltës. Fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollë, njerëzit nëpër puna. Veturat prej në baltë i fusim në oborr. Ne nuk e dimë se i kujt është ky problem a është i shtetit apo i komunës, kemi mbetur si pas dore. Fëmijët shkojnë me dy palë patika në shkollë, shkojnë me qese të najlonit i fusin në patika dhe i nxjerrin pastaj”, tha Fidaim Asllani – banor i Vizbegut.

“Vitin e kaluar nga kanalizimi kemi qenë edhe më keq se tani. Por në mënyrë vetanake, bashkëqytetarët e lagjes kemi marrë iniciativë, kemi tubuar të hollat dhe kemi bërë kanalizimin vet. Na ka kushtuar mbi 100 mijë euro, 120 mijë euro na ka kushtuar kanalizimi. Na kanë ofenduar, se ju jeni larg keni bërë shtëpi nëpër arra, nuk ka plan urbanistik. Dmth gjërat që duhet bërë vet komuna, s’mund ti bëjmë ne si qytetarë”, tha Ibish Amati – banor i Vizbegut.

“Marre ndoshta të them por në Bllacë, Brezë, Malinë e Tanushë janë rrugët e asfaltuara e këtu siç tha kolegu, 2 km prej qytetit mos me qenë rrugët e asfaltuara, pa kanalizim, pa rrymë, pa ujë të mjaftueshëm, turp, turp”, tha Jusuf Amati – banor i Vizbegut.

Nga komuna e Shuto Orizares thonë se për lagjen “Orizare e poshtme” nuk kanë qëndruar duarkryq por që katër vite janë në pritje të përgatitjes së planit urbanistik nga ana e Agjencisë për Planifikim të Hapësirës. Propozim plani thonë se është gati, dhe komuna e Shuto Orizares ka dhënë vërejtjet e saja. Në pritje janë për planin përfundimtar sepse pa të, nuk guxojnë të intervenojnë as në kanalizim e as në asfaltim.

“Do të zgjasë edhe së paku gjashtë muaj deri një vit varësisht. Planet detaje zakonisht zgjasin më tepër se 3 vite gjithmonë kur sillen sepse jeton numër i madh i banorëve, nuk ka qenë e urbanizuar, gjithsecili ka ndërtuar ku ka gjetur. Me ligj duhej të legalizohen, patjetër më duhet t’u jap legalizim por atje momentalisht atje udhëhiqet si tokë bujqësore. Tani duhet të adaptohemi sipas ndërtimeve dhe kjo është pak e vështirë”, tha Kurto Dudush – Kryetar i Shuto Orizares.

Për t’u bërë këto banorë me asfalt të ri, do të duhet të presin së paku edhe 3 vjet. Siç tha Dudush, përgatitja e planit urbanistik nuk është procedura e vetme por aty vërejtje kanë të drejtë të japin edhe Ministria e Transportit, MEPSO, Qyteti i Shkupit por edhe vet banorët. Për banorët, shumë shpejtë pritet të hapet anketë publike nga ana e komunës.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ushtarët e ARM patrullojnë në Rahovec
Next Article Kreu i KKD Mark Gjonaj, thirrje për regjistrimin e Diasporës në zgjedhjet 2025

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?