By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kreditë konsumatore deri në 200 mijë lekë, BSH propozon ulje të ndjeshme të interesit maksimal, ja si do të funksionojë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kreditë konsumatore deri në 200 mijë lekë, BSH propozon ulje të ndjeshme të interesit maksimal, ja si do të funksionojë
Shqipëri

Kreditë konsumatore deri në 200 mijë lekë, BSH propozon ulje të ndjeshme të interesit maksimal, ja si do të funksionojë

admin
Last updated: 14/01/2025 08:06
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Banka e Shqipërisë ka përgatitur ndryshimet rregullatore që do të ulin ndjeshëm normën maksimale të interesit (NEI maksimal) për kreditë e vogla konsumatore.

Sipas rregullores aktualisht në fuqi, NEI maksimal llogaritet nga Banka e Shqipërisë me bazë 6-mujore, mbështetur në të dhënat e Regjistrit të Kredive të administruar prej saj.

Nivelet e NEI-t maksimal publikohen në fillim të çdo 6-mujori dhe bazohen në kreditë e disbursuara në 6-mujorin paraardhës. Sipas rregullores, ky tregues ndërtohet si mesatare e normës efektive të interesit për secilin produkt dhe interval, e shtuar me një të tretën.

Ndërkohë, sipas ndryshimeve të propozuara nga Banka e Shqipërisë në rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare”, norma maksimale e interesit (NEI maksimal) për kreditë konsumatore deri në vlerën e 200 mijë lekëve do të jetë sa mesatarja e thjeshtë e normës efektive të interesit për kredinë e dhënë, pa u shtuar me një të tretën.

 

 

Ndërkohë, për kreditë konsumatore me vlerë mbi 200 mijë lekë, NEI maksimal do të vazhdojë të llogaritet njësoj, pra duke e shtuar mesataren e thjeshtë të kredive të dhëna në periudhën paraardhëse me një të tretën.

Një ndryshim tjetër i rëndësishëm që propozon Banka e Shqipërisë është që për kontratat e kredisë konsumatore, komisionet që lidhen me aplikimin për kredi, procesimin, administrimin, miratimin dhe disbursimin e kredisë, paguhen nga konsumatori në momentin e disbursimit të kredisë dhe nuk shpërndahen gjatë jetëgjatësisë së kredisë.

Për kreditë e institucioneve financiare jobanka është tipike aplikimi i komisioneve shumë të larta të administrimit apo disbursimit të kredisë. Në shumicën e rasteve, madje, efektin kryesor në interesin efektiv të kredisë nuk e jep interesi nominal, por pikërisht komisionet e aplikuara.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, mbështetur në informacionin e Regjistrit të Kredive, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë në gjysmën e parë të vitit 2024 ishte 71.4% (nga 74.8% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 78.4%, që kishte qenë për gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar).

E shtuar me një të tretën, sipas rregullores në fuqi, kjo solli një NEI maksimal për kreditë konsumatore në nivelin 95.2%, që është edhe tavani në fuqi, për 6-mujorin e dytë 2024.

Nëse do të ndiqej skenari i heqjes së shtesës me 1/3 mbi interesin mesatar, NEI-maksimal do të ishte ndjeshëm më i ulët, duke ngelur në nivelin 71.4%.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ndikimi më i fortë i një mase të tillë pritet të ndihet pikërisht në fashën e kredive me shuma të vogla. Ky është kryesisht terreni ku po “lulëzon” mikrokredia konsumatore e modelit fintech. Kjo kredi miratohet në afate të shkurtra kohore (10-15 minuta), ndërsa gjithnjë e më shumë po jepet nëpërmjet kanaleve dixhitale, pa pasur nevojë për paraqitjen fizike të klientit pranë ambienteve të institucionit financiar.

Në këtë fashë, interesat mesatare janë më të larta. Kjo ndodh, për shkak të tipologjisë së produktit, që parashikon rrezik më të lartë (analizë e pakët kreditore dhe afate shumë të shpejta aprovimi), kostove më të larta për njësi të produktit, por edhe faktit që në këtë segment ka një prani shumë të pakët të sektorit bankar, që në përgjithësisht nuk operon me norma kaq të larta interesi.

Ndryshimet e propozuara nga Banka e Shqipërisë janë pjesë e paketës së forcimit të mbrojtjes konsumatore në raport me produktet dhe shërbimet financiare.

Në fillim të këtij viti, hyri në fuqi edhe një tjetër rregullore e rëndësishme e kësaj pakete, ajo “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”. Rregullorja në fjalë vendosi për herë të parë disa kritere të detajuara, duke përfshirë edhe tregues sasiorë, në praktikat e administrimit të rrezikut në huadhënien konsumatore nga institucionet financiare jobanka.

Një institucion financiar jobankë nuk do të lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës. Gjithashtu, është përcaktuar edhe një nivel tavan në raportin e shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave (DSTI), që do të llogaritet si vlera e totalit të kësteve mujore të kredive ekzistuese, duke përfshirë edhe kredinë për të cilën po aplikohet, të pjesëtuar me të ardhurat neto të të gjithë bashkëkredimarrësve. Vlera e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave nuk duhet të tejkalojë vlerën prej 60%.

Rregullorja e re gjithashtu përcakton se institucioni financiar, përpara se të lidhë një kontratë kredie dhe gjatë procesit të monitorimit të kredisë në kohëzgjatjen e saj, duhet të vlerësojë aftësinë paguese dhe profilin e rrezikut të kredimarrësit, bazuar në të dhëna të mjaftueshme, të sakta dhe të përditësuara.

Institucioni financiar duhet të sigurojë të dhëna dhe informacione të nevojshme të ofruara nga vetë kredimarrësi dhe nga burime të tjera të arsyeshme të brendshme ose të jashtme të subjektit, që mund të ndikojnë aftësinë paguese të kredimarrësit, në veçanti qëndrueshmërinë e të ardhurave, historikun e pagesave, probabilitetin e ndryshimit të të ardhurave (rritjen ose rënien), si dhe të gjitha detyrimet e tjera financiare.

Subjekti duhet të kryejë verifikime të arsyeshme dhe të ndërmarrë hapa të nevojshme për të verifikuar informacionin në lidhje me burimin e aftësisë paguese, në rastet e kredimarrësve që janë të vetëpunësuar ose kanë të ardhura sezonale ose të ardhura të tjera të parregullta. Huadhënësi duhet gjithashtu të shmangë nxitjen e vështirësive të panevojshme financiare dhe të krijimit të situatës së ngarkesës së tepërt me borxh të kredimarrësit./Monitor

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article YIHR: Më 22 janar do të hapet Muzeu i Fëmijëve të Luftës
Next Article Vota e diasporës/ KQZ publikon shifrat, 11.973 aplikime në tre ditë, interes më i lartë nga votuesit meshkuj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?