By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A po etablohet VLEN si faktori politik i shqiptarëve në RMV?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > A po etablohet VLEN si faktori politik i shqiptarëve në RMV?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

A po etablohet VLEN si faktori politik i shqiptarëve në RMV?

admin
Last updated: 14/01/2025 11:00
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 janar – Shqiptarët ndër vite në rajon kanë pasur nevojë për faktorizim. E aq më shumë në Maqedoninë e Veriut ku janë populli i dytë shumicë, që me automatizëm gëzojnë edhe statusin si popull shtetformues. Por, përçarjet e shpeshta kanë ndikuar dukshëm në defaktorizimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Prandaj, vitin që lamë pas ndodhi një bashkim historik i katër partive shqiptare formuan një koalicion të quajtur VLEN dhe arritën ta fitojnë pushtetin, shkruan Zhurnal.

VLEN u krijua shpejt a do të jetojë gjatë?

Koalicioni VLEN erdhi më shumë si opsion i patjetërsueshëm edhe pse ka qenë ide e kamotshme. Por, arsyet e mos bashkimit të partive shqiptare çdoherë ishin banale dhe ishin të pakuptimta por që liderët tentonin t’i shisnin në publik. Por, çështja e bashkimit të partive shqiptare mori fund dhe ia dolën katër parti formuan një koalicion dhe sot janë pjesë e pushtetit.

Ecuria e koalicionit ka qenë për tu përshëndetur sepse arritën ta kalojnë krizën e resorëve, sepse historikisht kur është ndarë kulaçi qeveritar kanë ndodhur pakënaqësi dhe përçarje të mëdha. Liderët e VLEN-it tani ndodhen përballë një sfide tjetër ndarjen e komunave apo pushtetit lokal. Nëse e tejkalojnë edhe këtë test vazhdimi i koalicionit duket të jetë i garantuar.

Por, megjithatë për të funksionuar mbarë e mirë ky koalicion është e patjetërsueshme shkrirja në një parti politike. E këtu fillon ngërçi pasi e kanë shumë të vështirë ta zgjedhin kush do të jetë prijësi i parë. Pra, edhe nëse nënshkruhet që të bëhet me rotacion është e vështirë prijësi i parë kush do të jetë, pasi përshtypja e parë do të krijohet se i tërë koalicioni janë shkrirë në x liderin e caktuar.

Mbase, nuk duhet të jetë aq problem i madh sepse duhet të bëhen matjet në opinion publik brenda e jashtë strukturave partiake, që qytetarët tek cili lider aktual e shohin liderin e ardhshëm të VLEN-it, pastaj duhet të merren për bazë edhe përvoja e pesha politike në vend e në rajon. Sepse, gafat sikurse LSDM kur për kryetar partie emëroi Kovaçevskit nuk duhet të ndodhin edhe në kampin shqiptar. Që lideri i partisë të nënçmohet si brenda ngjashëm edhe jashtë vendit.

Pushteti që vjen shpejt, shpejt humbet –

Kur në pushtet vjen shpejt duhet të punosh shpejt e me vëmendje për ta zgjatur tutje, në të kundërtën po me të njëjtën shpejtësi qytetarët të largojnë. Prandaj, VLEN si koalicion shqiptarë që po qeverisë me vendin duhet të tregohen të jashtëzakonshëm të bëjnë veprime që deri më sot qytetarët as si kanë parë as si kanë dëgjuar në mënyrë që ta dëshmojnë kujdesin për qytetarët.

Në fakt, kjo është mënyrë e qeverisjes duhet të jetë obligim e detyrim. E të mos bëhet vetëm për ruajtje e zgjatje të pushtetit. Sepse, qytetarët dinë edhe të bojkotojnë. Prandaj, është momenti i duhur për t’i realizuar gjitha zotimet e tyre me të cilat kanë garuar në zgjedhje.

E kuptueshme është se as VLEN e askush tjetër nuk e ka shkopin magjik për t’i rregulluar gjërat brenda natës. Por, e pakuptueshme është të vazhdohet me avazin e vjetër ku qytetarët lihen në harresë, kujdesi për ta nuk shihet askund, ulja në kolltuqet e qeverisë të jetë distancim nga qytetarët e rëndomtë.

Kjo qasje e zmbrapste ndikon negativisht në këtë koalicion qeverisës, me automatizëm humbë edhe shpresën e qytetarëve që mund të ndodhë ndonjëherë ndryshimi në këtë vend, aq më pak në kampin shqiptarë.

Megjithatë, kujtojmë që kjo periudhë qeverisëse për VLEN është testi më i mirë për zgjedhjet lokale. Pra, nuk duhet të harrojmë që populli të ngritë populli të ulë. Kështu që, sa më afër popullit për të dëgjuar hallet e tyre dhe për t’i ofruar zgjidhje konkrete, më të lehta e më të shpejta. Sepse, vetëm për këtë kujdes e këtë qasje kanë nevojë qytetarët e këtij vendi. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një muze në Florida mblodhi 468 njerëz me kostume dinosauri për të thyer një rekord botëror Guinness
Next Article Toyota do të ofrojë me qira një GR Yaris në Japoni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?