By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Modernizim, siguri dhe jetë më e mirë: Me VLEN, komunat tona po lulëzojnë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Modernizim, siguri dhe jetë më e mirë: Me VLEN, komunat tona po lulëzojnë!
MaqedoniTOP LAJM

Modernizim, siguri dhe jetë më e mirë: Me VLEN, komunat tona po lulëzojnë!

admin
Last updated: 14/01/2025 10:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 janar – Koalicioni VLEN po ndryshon faqen e komunave tona! Me projekte të mëdha, vizion të qartë dhe përkushtim të palëkundur, po sjellim modernizim, siguri dhe jetë më të mirë për çdo qytetar. Ky është vetëm fillimi i një të ardhmeje më të ndritur!

Komuna e Gostivarit po bëhet pjesë e një vizioni më të gjerë për një jetë moderne dhe cilësore. Një nga projektet kryesore është ndarja e mbi 161 milionë denarëve për vitin 2025, të destinuara për rikonstruksionin e rrugëve dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Ky investim është i rëndësishëm për rritjen e sigurisë, funksionalitetit dhe cilësisë së jetës në komunë, duke kontribuar në ndërtimin e një mjedisi urban të denjë për qytetarët.

Përveç investimeve në rrugë, vëmendje e madhe do t’i kushtohet ruajtjes së mjedisit dhe përmirësimit të infrastrukturës bazë. Komunës së Gostivarit do t’i sigurohen mjete për selektimin dhe transportimin e mbetjeve, për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm. Po ashtu, projektet për ndërtimin e kolektorëve fekalë, kanalizimeve, rezervuarëve të ujit dhe linjave të reja të furnizimit me ujë janë dëshmi e përkushtimit tonë për menaxhimin efikas të resurseve jetike.

Por kjo nuk është e tëra. Në Tetovë, totali i investimeve që planifikohen arrin në 332 milionë denarë, dhe përfshin këto projekte si rikonstruktimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Poroj – 25 milionë denarë (financuar nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor). Vendosja e gardhit mbrojtës në lumin Shkumbin (në pjesën e papërfunduar) – 9 milionë denarë (nga buxheti i Ministrisë). Rikonstruktimi i tubacionit kryesor të ujësjellësit për furnizimin me ujë nga Kodra e Diellit në Tetovë – 65.5 milionë denarë nga totali prej 140.7 milionë denarë (nga fondet e huas së Bankës Evropiane për Investime). Zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit për lagjen “Vonvardarska” – 15 milionë denarë (nga fondet për dotacione kapitale të Ministrisë), si dhe shumë projekte tjera me rëndësi jetike për qytetarët.

Këto investime janë pjesë e një strategjie të koalicionit VLEN, ku infrastruktura dhe mjedisi i pastër shihen si shtyllat kryesore për zhvillimin afatgjatë të komunave.

Zhvillimi i qëndrueshëm nuk është vetëm një prioritet i ditës së sotme, por një angazhim për të ndërtuar një të ardhme më të mirë!!

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Taylor Swift i jep një bonus shumë bujar anëtarit të ekipit të Eras Tour
Next Article Për shkak të botës, Ndihma e shpejtë në Shkup ka pasur 254 intervenime

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?