By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KPM priti në takim Misionin Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet, flasin për Rregulloren që përcakton obligimet e mediave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > KPM priti në takim Misionin Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet, flasin për Rregulloren që përcakton obligimet e mediave
Maqedoni

KPM priti në takim Misionin Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet, flasin për Rregulloren që përcakton obligimet e mediave

admin
Last updated: 14/01/2025 10:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka pritur në takim një ekip të ekspertëve të Bashkimit Evropian në kuadër të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve 2025.

Ky ekip i përbërë nga Agnes Doka, Eirini Skouzou dhe Constantin Marza u prit nga Kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti.

Mehmeti tha se ky takim është vazhdim i bashkëpunimit në mes KPM-së dhe Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve e që KPM ka gatishmërinë të vazhdojë edhe më tutje deri në përfundimin e mandatit të këtij misioni.

Sipas njoftimit për media, ai e njoftoi ekipin e BE-së rreth përgatitjeve të KPM-së për monitorimin e mediave gjatë procesit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet nacionale 2025.

“Sa i përket rekomandimeve të raportit të zgjedhjeve të kaluara, KPM i ka adresuar të gjitha rekomandimet, për më tepër është avancuar korniza ligjore, ku është miratuar Rregullorja KPM-2024/03 për obligimet e mediave gjatë fushatës zgjedhore.

Kjo rregullore që rrjedh nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, përcakton obligimet e mediave sa i përket mbulimit të fushatës zgjedhore në mënyrë të drejtë, të balancuar dhe të barabartë për të gjitha subjektet politike”, tha ai.

Po ashtu u tha se në kuadër të përgatitjeve të përgjithshme për procesin zgjedhor, KPM ka miratuar Planin e Veprimit për monitorimin e mediave gjatë zgjedhjeve të përgjithshme.

“Plani i veprimit është i ndarë në tri pjesë që përfshinë aktivitetet e planifikuara para fillimit të fushatës zgjedhore, gjatë fushatës zgjedhore dhe pas fushatës zgjedhore. Periudha para fushatës zgjedhore përfshinë aktivitetet e KPM-së në hartimin e rregullores për sjelljen e mediave gjatë fushatës dhe heshtjes zgjedhore, si obligim i paraparë në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme të miratuar në vitin 2023.

Kjo periudhë përfshinë edhe aktivitetet që kanë të bëjnë me komunikimin dhe sensibilizimin e të licencuarve të KPM-së me qëllim të njoftimit rreth obligimeve të mediave gjatë këtij procesi. Në zbatim të këtij plani, KPM ka njoftuar të licencuarit rreth ndryshimeve në Ligjin për Zgjedhje dhe obligimet e mediave gjatë këtij procesi zgjedhor. Fushata e informimit ka përfshirë njoftimet e bëra përmes faqes zyrtare të KPM, përmes komunikimit zyrtar me email dhe në takimet regjionale me të licencuarit e KPM-së, ku takime janë mbajtur në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Pejë dhe Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, referuar komunikatës së KPM-së, nga ana Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve u tha se janë në Kosovë për të vlerësuar gjendjen aktuale dhe për të përcjellë punën rreth zgjedhjeve që do të mbahen në shkurt 2025.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Arteta ka tri opsione për ta përforcuar sulmin e Arsenalit pas lëndimit të Jesus
Next Article Departamenti amerikan i Drejtësisë thotë se Trump do të dënohej për ndërhyrje në zgjedhje, po të mos bëhej president

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?