By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kaso: Tom Doshi renditet si parti opozitare në zgjedhje për t’i grabitur një numërues opozitës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kaso: Tom Doshi renditet si parti opozitare në zgjedhje për t’i grabitur një numërues opozitës
Shqipëri

Kaso: Tom Doshi renditet si parti opozitare në zgjedhje për t’i grabitur një numërues opozitës

admin
Last updated: 14/01/2025 15:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sekretari për Çështjet Ligjore pranë Partisë Demokratike, Ivi Kaso tha sot përmes një deklarate për mediet, se Partia Socialiste ka renditur Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit, si formacion opozitar dhe jo si formacion i koalicionit qeverisës.

“Ky është një cenim i rëndë i së vërtetës, moralit politik dhe qytetar dhe shkelje me të dyja këmbët e barazisë në zgjedhje”, u shpreh ai.

Sipas Kasos, qytetarët e dinë se me kë është rreshtuar Tom Doshi që nga Tirana dhe deri në Shkodër, që nga 2011-a e deri në 2025-ën.

“Qëllimi është për të grabitur një numërues të opozitës në zgjedhjet e ardhshme dhe për t’ia kaluar Doshit, i cili do të hiqet si e parti e opozitës, por do të militojë, numërojë e zhvasë për mazhorancën e NarkoRamës. Ky falsifikim bie ndesh me dhjetëra vendime të KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, të cilët përcaktojnë se opozitë nuk të bën vetëdeklarimi, por mbështetja që i jep në Kuvend nismave të qeverisë”, tha Kaso.

Sipas Kasos, opozita nuk do e lejojë që kjo situatë të ndodhë, teksa paralajmëron se mund të ngrihet një padi në SPAK ndaj kryeparlamentares Elisa Spiropali, për abuzim, shpërdorim detyre dhe falsifikim.

“Partia Demokratike e dënon ashpër këtë akt hajdutërie që dëmton balancat mes palëve në një vend ku të gjitha pushtetet janë në kthetrat e Ramës dhe mjaullimat e elisave të oborrit. Sa për Tomën, si hero të opozitarizmit, kundër Ramës në zgjedhje, edhe çakejtë maleve qeshin kur e dëgjojnë”, përfundoi ai.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Xibraka”, Bardhi i kërkon SPAK-ut informacion për veprimet hetimore
Next Article Acarohen marrëdhëniet – G Bani tenton të godasë me grusht Gjestin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?