By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Marrëveshja me Italinë dhe Emiratet Arabe për kabllot nënujorë, Rama: Shqipëria, lojtar kyç në rajon për energjinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Marrëveshja me Italinë dhe Emiratet Arabe për kabllot nënujorë, Rama: Shqipëria, lojtar kyç në rajon për energjinë
Shqipëri

Marrëveshja me Italinë dhe Emiratet Arabe për kabllot nënujorë, Rama: Shqipëria, lojtar kyç në rajon për energjinë

admin
Last updated: 15/01/2025 12:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot strategjike marrëveshjen që pritet të nënshkruhet me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për kabllot nënujore.

Në fjalën e mbajtur në samitin global “Abu Dhabi Sustainability Week”, Rama u shpreh se kjo marrëveshje është një instrument shumë, shumë i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë së ripërtëritshme nga Shqipëria në Itali, por po kështu për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon, mbështetur në prodhimin e saj me 100% energji të ripërtëritshme.

“Ky hap shumë i rëndësishëm për rajonin edhe për Evropën gjithashtu nuk do të kishte qenë i mundur pa bashkëpunimin domethënës me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe pa vëmendjen e posaçme të Sheikh Mohammed bin Zayed, e po kështu edhe pa dikë që dua ta përmend sepse ka qenë kyç në orientimin tonë drejt këtij rrugëtimi Dr. Sultan Ahmed Al Jaber”, vlerësoi Rama.

Kryeministri nënvizoi se partneriteti i Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe në sektorin energjetik është shumë, shumë i rëndësishëm për rajonin.

“Partneriteti i Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe në sektorin energjetik është shumë, shumë i rëndësishëm për rajonin, një rajon ku shumë luftëra, konflikte, gjakderdhje, keqkuptime i kanë dhënë formë të shkuarës sonë dhe ku bashkëpunimi dhe dëshira e përbashkët për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane duhet mbështetur me nisma dhe hapa konkrete për të kapërcyer të shkuarën”, shtoi Rama.

Në këtë drejtim, Rama vlerësoi bashkëpunimin që ka nisur midis kompanisë shtetërore të Prodhimit të Energjisë, KESH në Shqipëri dhe Masdari të Emirateve Arabe që synon të zhvillojë deri në 3 gigavat prodhim të energjisë të ripërtëritshme për të pasur një rrjet të organizuara në tregun europian, duke nisur nga rajoni.

“Është një kontribut shumë i rëndësishëm jo vetëm për energjinë por për paqen dhe bashkëpunimin në rajon në mënyrë të tillë që të gjithë ne duhet të arrijmë duke u bashkuara me familjen e bashkuar europiane. Dua po ashtu t’i shpreh mirënjohjen time kryeministres së Italisë Giorgia Meloni që është këtu për të marrë pjesë në këtë javë të qëndrueshmërisë si dhe për ta bekuar këtë marrëveshje shumë të rëndësishme mes Italisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë”, tha Rama.

You Might Also Like

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Rama: “Paqja Fiskale”, do rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe do ulë informalitetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike
Next Article Gjykata e Posaçme miraton një tjetër urdhër kontrolli ndaj Erion Veliajt

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?