Një teori konspirative e re, e quajtur “Fogvid-24,” po qarkullon në internet dhe ka ngjallur shqetësime të mëdha! Disa njerëz po pretendojnë se mjegulla e dendur që ka mbuluar pjesë të Shteteve të Bashkuara këto ditë është një armë kimike e krijuar nga njeriu.
Në ditët e para të vitit 2025, pjesë të mëdha të SHBA-së u mbuluan nga një “mjegull misterioze” që bëri që disa njerëz të përjetonin aroma të çuditshme, vështirësi në frymëmarrje dhe lodhje të pashpjegueshme.
Video virale të njerëzve që përdorin dritat e xhepit për të ndriçuar mjegullën gjatë natës, duke treguar “grimca të pazakonta dhe të mëdha,” janë shpërndarë me mijëra herë në rrjete sociale si X dhe TikTok, duke ngjallur frikën se kjo nuk ishte një mjegull e zakonshme, por një armë biologjike e mbushur me kimikate.
“E përshkruar si një shtresë e dendur dhe e qëndrueshme, mjegulla ka lënë shumë njerëz të sëmurë -shumë prej tyre kanë përjetuar simptoma të ngjashme me ato të një të ftohti apo gripi vetëm pas një ekspozimi të shkurtër”, shkroi një person në X.
“E quajtur ‘Fogvid-24,’ disa viktima kanë raportuar gjithashtu humbje të pashpjegueshme të energjisë”, tha më tutje.
“Brenda rreth një ore, fillova të teshtija vazhdimisht për rreth tre orë dhe sytë më ishin shumë të fryrë”, i tha një banor i Floridës gazetës Daily Mail dhe shtoi se “u ndjeva shumë i nxehtë, si të kisha ethe, dhe stomaku më dhembte”.
Për fat të mirë, ka shpjegime shkencore për shumicën, në mos të gjitha, këto teori konspirative. Mjegulla është një re pikash uji ose kristalesh të vogla akulli që formohet pranë sipërfaqes së Tokës kur arrin pikën e vesës (ngopjen maksimale me ujë).
Kjo shpjegon pse këto grimca bëhen të dukshme kur mbi to hidhet një rreze e fortë drite, sidomos natën.
Sa i përket erërave të çuditshme kimike, është një fakt i njohur që grimcat e ujit në mjegull priren të thithin ndotës dhe grimca të tjera në ajër, prandaj nuk është e pazakontë që të përmbajë kimikate të krijuara nga njeriu, veçanërisht në zona të ndotura.
It tastes and smells like after setting off a lot of fireworks. That sulfur smell. Anyone else expereicning something like this? Kinda freaking me out.

