By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama ndan fotot nga Abu Dhabi: Marrëveshje strategjike energjetike dhe agjenci e përbashkët e letrave me vlerë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama ndan fotot nga Abu Dhabi: Marrëveshje strategjike energjetike dhe agjenci e përbashkët e letrave me vlerë
Shqipëri

Rama ndan fotot nga Abu Dhabi: Marrëveshje strategjike energjetike dhe agjenci e përbashkët e letrave me vlerë

admin
Last updated: 16/01/2025 09:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm foto nga takimet e një dite më parë në Abu Dhabi ku u nënshkrua një marrëveshje strategjike tripalëshe për lidhjen nënujore energjetike me Italinë, si edhe marrëveshja për krijimin e Agjencisë së Përbashkët të Letrave me Vlerë, e cila siç u shpreh Kryeministri, ndër të tjera do të ngrejë në një nivel tjetër edhe gjurmimin fiskal të mallrave të importit.

Dje në Emiratet e Bashkuara Arabe, u nënshkrua marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë, qeverisë së Republikës së Italisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Marrëveshja, e cila për palën shqiptare u nënshkrua nga zv.kryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, bashkon vendet në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme.

Në fjalën e mbajtur në samitin global “Abu Dhabi Sustainability Week”, Rama u shpreh se kjo marrëveshje është një instrument shumë, shumë i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë së ripërtëritshme nga Shqipëria në Itali, por po kështu për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon, mbështetur në prodhimin e saj me 100% energji të ripërtëritshme.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article IKD: Qeveria ta rishikojë Draft Strategjinë kundër Korrupsion
Next Article Ambasada e SHBA: Mbështetja për Burgjet, tjetër hap për të çuar më tej Reformën në Drejtësi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?