By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Koalicioni VLEN: Drin Ahmeti në Rolls Royce, Mijallkov në Ferrari, qytetarët në varfëri – Ky ka qenë regjimi BDI!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Koalicioni VLEN: Drin Ahmeti në Rolls Royce, Mijallkov në Ferrari, qytetarët në varfëri – Ky ka qenë regjimi BDI!
Maqedoni

Koalicioni VLEN: Drin Ahmeti në Rolls Royce, Mijallkov në Ferrari, qytetarët në varfëri – Ky ka qenë regjimi BDI!

admin
Last updated: 16/01/2025 09:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 janar – Ndajmë të njëjtin vend por jo të njëjtin fat. Gjatë javës së kaluar, kishim mundësi të shohim teksa ish-drejtori i DSK-së dhe i dënuari Sasho Mijallkov të bredh në Monako para një restoranti luksoz me një “Ferrari” me vlerë rreth 700 mijë dollarë. Çfarë do të thotë kjo, që i dënuari bën jetë luksozederisa në burgje vuajnë shumë shqiptarë të pafajshëm.

Lirinë e Sasho Mijallkovit nuk e solli babagjyshi i Vitit të Ri, por Artan Grubi, me lejen babagjyshit të Zajazit. Pra, AliAhmeti, me mashën e tij, nongrata Grubin, kanë lëvizur çdo guri që Mijallkov ta gëzojë lirinë.

Sikurse krimi dhe korrupsioni që nuk njeh përkatësi etnike, ngjashëm edhe luksi nuk ka kufij etnik. Tani nëse në kampin maqedonas publikisht jetë luksoze jashtë vendit po bën SashoMijallkov, në kampin shqiptar brenda dhe jashtë vendit jetë luksoze po bën nipi i xhaxhait të “fortë” – Drin Ahmeti.

Drin Ahmeti si duket nuk i ka për qejfi Ferrarit pasi është parë me një makinë tjetër luksoze Rolls Royce me targa të Kërçovës, e cila kap vlerën rreth 400 mijë dollarë. Pra, po flasim për nipin e Ali Ahmetit, të riun “super inteligjent” për të cilin Prokuroria ka kërkuar ndihmë edhe nga SHBA-ja për transaksionet e dyshimta financiare të tij.

Mund ta merrni me mend, po jetojmë në një vend ku politikanët e familjarët e tyre promovojnë jetë luksi derisa qytetarët bëjnë llogari si t’ia dalin me shpenzimet deri në fund të muajit. Ky është nënçmim, keqpërdorim, mashtrim, i qytetarëve derisa pushtetin e fituar me votën e tyre e kanë shndërruar në vatër të pasurimit të familjeve të tyre.

Por, fatmirësisht kjo epokë ka marrë fund me ndryshimin e pushtetit. Nuk ka më politikanë që mund të pasurohen brenda natës. Nuk ka më nipa me fat sikurse Drin Ahmeti. Nuk ka më xhaxhallarë sikurse Ali Ahmeti, që i mundësojnë edhe nipërve të jenë pronarë qendrash tregtare.

Prandaj, Ali Ahmeti motivi i nipit të tij, sot është dënuar nga qytetarët me votë dhe është demaskuar nga faktori ndërkombëtarë.

VLEN është shpresa e qytetarëve shqiptarë, e keqja ka marrë fund. Kulla e BDI-së u rrënua, po hapet perspektivë e re për të jetuar.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Kodër të Diellit 57 centimetra borë, në Mavrovë 50 dhe në Krushevë 30 centimetra
Next Article Modric shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi skuadrën e tij më të mirë me gjashtë lojtarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?