By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takimi i Risteskit me prodhuesit, distributorët dhe tregtarët: Shporta e Vitit të Ri mbaroi, çmimet të mbeten në të njëjtin nivel
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Takimi i Risteskit me prodhuesit, distributorët dhe tregtarët: Shporta e Vitit të Ri mbaroi, çmimet të mbeten në të njëjtin nivel
EkonomiMaqedoni

Takimi i Risteskit me prodhuesit, distributorët dhe tregtarët: Shporta e Vitit të Ri mbaroi, çmimet të mbeten në të njëjtin nivel

admin
Last updated: 16/01/2025 13:33
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 janar – Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski dhe drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojanoski, realizuan takim me disa nga përfaqësuesit e prodhuesve, distributorëve dhe tregtarëve të cilët morën pjesë në aksionin e Shportës së Vitit të Ri, e cila u zbatua nga 15 dhjetor 2024 deri më 15 janar 2025.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës bëri të ditur se Risteski falënderoi të gjithë prodhuesit, distributorët dhe tregtarët që u bashkuan dhe morën pjesë në këtë aksion dhe ulën çmimet e produkteve ushqimore dhe disa pijeve gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve.

Në listën e produkteve, siç është publikuar në ueb faqen Shporta ime të cilën Ministria e Ekonomisë dhe Punës e krijoi për këtë aksion, u përfshinë 1178 produkte nga 96 prodhues dhe distributorë, u përfshinë 51 markete kurse aksioni u zbatua në 762 pika shitjeje.

“Në frymën e përgjegjësisë sociale dhe solidaritetit, Ministria e Ekonomisë dhe Punës vuri në dukje se pritejet janë që të gjithë pjesëmarrësit në shitje me pakicë – prodhuesit e ushqimeve, distributorët dhe zinxhirët e marketeve – të bëjnë përpjekje maksimale dhe të mbajnë çmimet e produkteve në të njëjtin nivel pas përfundimit të aksionit. Aksioni është iniciuar dhe zbatuar për herë të parë nga sektori i biznesit dhe në javët në vijim priten analiza të efekteve të një askioni të tillë. Nga Ministria e Ekonomisë u theksua të gjithë pjesëmarrësit duhet të përmbahen nga rritja e çmimeve të produkteve ushqimore që ishin pjesë e këtij aksioni dhe janë të gatshëm të komunikojnë në frymën e bashkëpunimit në atë drejtim. U bë një apel dhe paralajmërim për të gjitha palët e interesuara në zinxhirin e produkteve ushqimore në periudhën në vijim për parandalimin e rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë, pas përfundimit të Shportës së Vitit të Ri, në mënyrë që të mos merren masa nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, respektivisht është thënë se Ministria do të përdorë të gjitha mekanizmat që kemi në dispozicion për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve” theksohet në kumtesë.

Në takim u konkludua se ky aksion është i një rëndësie të jashtëzakonshme për ruajtjen e stabilitetit ekonomik në vendin tonë dhe për parandalimin e rritjes së mëtejshme të inflacionit, i cili ndikon në standardin e jetesës së të gjithë qytetarëve.

“Në këto kohë sfiduese, janë prodhuesit dhe tregtarët, si bartës të ofertës së tregut, ata që luajnë një rol kyç në mbrojtjen e ekonomisë. Gatishmëria për t’u përmbajtur nga rritja e çmimeve jo vetëm që do të kontribuojë në mbrojtjen e fuqisë blerëse të qytetarëve, por gjithashtu do të dërgojë një mesazh të qartë për përkushtimin tuaj për të ardhmen e përbashkët të shoqërisë sonë, e cila nga ana tjetër do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në forcimin e besimit midis të gjitha palëve të interesuara në shoqëri, dhe veçanërisht ndaj konsumatorëve. Inspektorati Shtetëror i Tregut mbetet në terren për të ndjekur situatën e çmimeve”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.

You Might Also Like

Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Rezervat devizore në Maqedoninë e Veriut janë 5,2 miliardë euro

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ilire Dauti dorëzoi dorëheqjen nga funksioni i kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini
Next Article Dizeli shtrenjtohet për dy denarë, çmimi i benzinave nuk ndryshon

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?