By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Andonovski: Për herë të parë ligj për qasjen e personave me aftësi të kufizuar në ueb faqet dhe aplikacionet shtetërore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Andonovski: Për herë të parë ligj për qasjen e personave me aftësi të kufizuar në ueb faqet dhe aplikacionet shtetërore
Maqedoni

Andonovski: Për herë të parë ligj për qasjen e personave me aftësi të kufizuar në ueb faqet dhe aplikacionet shtetërore

admin
Last updated: 16/01/2025 14:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 janar – Po krijojmë një kornizë juridike që do t’u mundësojë personave me aftësi të kufizuar, personave të verbër, si dhe qytetarëve të moshuar pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë në shoqërinë dixhitale, theksoi ministri për Transformim Dixhital Stefan Andonovski, në debatin e sotëm publik për draft-ligjin për qasje në ueb faqet dhe aplikacionet celulare të institucioneve nga sektori publik.

Andonovski, siç kumtoi Ministria, e ka theksuar qëllimin e Qeverisë për krijimin e një shoqërie dixhitale plotësisht gjithëpërfshirëse.

Në debatin publik, të organizuar nga Ministria për Transformim Dixhital, morën pjesë përfaqësues nga institucionet shtetërore, sektori joqeveritar, organizatat ndërkombëtare dhe bashkësia akademike, duke demonstruar rëndësinë e këtij legjislacioni për shoqërinë e Maqedonisë.

“Ky ligj është një hap thelbësor drejt sigurimit të qasjes së plotë në ueb faqet qeveritare për personat me aftësi të kufizuar. Kjo është një çështje e cila me ndihmën e teknologjisë, do të mundësojë të drejtat themelore të njeriut dhe qasje të barabartë te informatat dhe shërbimet për të gjithë qytetarët”, ka theksuar Andonovski.

Ligji, i cili buron nga Direktiva e BE-së 2016/2102, parashikon masa gjithëpërfshirëse për sigurimin e qasjes, duke përfshirë qasjen e lehtë dhe të kuptueshme në përmbajtje, funksionimin e ndërfaqes dhe qëndrueshmërinë e zbatimit teknik. Për ndjekjen e zbatimit të ligjit, Ministria për Transformim Dixhital do të përkushtohet në harmonizimin, sigurimin e trajnimeve dhe nxjerrjen e udhëzimeve teknike.

“Vizioni ynë është i qartë – po ndërtojmë një shtet dixhital në të cilin çdo qytetar, pa përjashtim, do të ketë qasje të barabartë te informatat dhe shërbimet. Ky ligj është pjesë e përpjekjeve më të gjera të shtetit për plotësimin e detyrave nga Agjenda reformuese, Konventa e KB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar nga viti 2011”, ka theksuar Andonovski.

Ai theksoi se ky proces kërkon kohë dhe resurse, por se ky është një investim në një të ardhme më të mirë në të cilën transformimi dixhital me të vërtetë nuk lë askënd pas. “Një e ardhmme në të cilën teknologjia shkatërron barriera dhe nuk i krijon ato”, ka theksuar Andonovski në fjalimin e tij.

You Might Also Like

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë

Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni

Prokuroritë me mungesë prej 67 prokurorësh

Tre zjarre aktive në Tetovë, Ameti: Zjarrfikësit po përballen njëkohësisht me disa vatra

Zëvendësministri Sulejmani: Rënia e numrit të nxënësve po zgjidhet përmes optimizimit të shkollave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Spasovski: I vetmi përgjegjës në Kuvend është Afrim Gashi
Next Article Mickoski: Edhe Gjykata e Apelit dëshmoi se LSDM është parti shpifëse, hidhet poshtë ankesa e tyre

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?