By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konferencë: Investime në teknologjitë moderne të përpunimit të mbetjeve dhe përgjegjësi e zgjeruar e prodhuesve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Konferencë: Investime në teknologjitë moderne të përpunimit të mbetjeve dhe përgjegjësi e zgjeruar e prodhuesve
Maqedoni

Konferencë: Investime në teknologjitë moderne të përpunimit të mbetjeve dhe përgjegjësi e zgjeruar e prodhuesve

admin
Last updated: 16/01/2025 15:32
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 janar – Investimet në impiantet e riciklimit dhe teknologjitë moderne të trajtimit të mbeturinave duhet të jenë prioritet të ekonomisë qarkulluese, porositi Delegacioni i BE-së në vend duke përmendur të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS) se 99,8 për qind e mbetjeve të grumbulluara komunale në Maqedoninë e Veriut lihen në deponi.

“Kjo nënkupton pothuajse gjithçka, gati të gjitha mbeturinat komunale. Bashkimi Evropian me mbështetjen e shteteve anëtare, ka ndarë fonde të konsiderueshme për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut në këtë sferë, por jemi dëshmitarë të një niveli të ulët të absorbimit të këtij lloj projekti. Organet e administratës duhet t’i edukojnë qytetarët për përfitimet e riciklimit”, theksoi Shtefan Hudolin, shef i bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup dhe si shembull përmendi Slloveninë ku angazhimi i komunitetit “luan një rol kyç në rritjen e shkallës së riciklimit, gati 70 për qind”.

Në aktivitetin përmbyllës sot, pothuajse dy vjet pas fillimit të tuining- projektit të financuar nga BE “Mbështetje për impelementimin e ligjit për menaxhimin e mbetjeve dhe përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit”, Hudolin tha se BE-ja ka ofruar mjete dhe objektiva, por institucionet mbeten përgjegjës për ta zbatuar atë.

“Qëllimet e riciklimit janë të pakuptimta nëse nuk respektohen… Tani e tutje, kjo do të varet nga implementimi. Çështja nuk është nëse BE-ja ka dhënë udhërrëfyesin, por nëse institucionet kombëtare po punojnë me përkushtimin e nevojshëm. Përgjegjësia e zgjeruar e prodhuesit është në qendër të gjithë kësaj. Prodhuesit, jo taksapaguesit, janë ata që duhet të përballojnë kostot e riciklimit, grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve, që është një nxitje e madhe për kompanitë për të krijuar dhe dizajnuar produkte të qëndrueshme. Dhe nuk duhet të ketë tolerancë për asnjë prodhues që nuk është plotësisht i përkushtuar ndaj këtyre ndryshimeve. Kjo është një mundësi për të krijuar praktika moderne. Duhet të krijohet një organ përgjegjës këtu në Maqedoni të Veriut i cili do të koordinojë çështjet dhe do të mbajë përgjegjësi për këtë”, ka thënë Hudolin.

Partneri kryesor i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në zbatimin e projektit ka qenë Fondacioni për mbrojtje të klimës dhe planetit blu nga Hungaria dhe Austria, ndërsa si partner i vogël është përfshirë edhe Austria. Në aktivitetin fjalim mbajtën edhe ambasadorët e dy vendeve me pritjet që ky projekt të realizohet me sukses në terren.

Ambasadori i Hungarisë, Andrash Klajn tha se është përgatitur korniza për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesve.

“Kjo zgjidhje e përshtatur për Maqedoninë e Veriut jo vetëm që do të sigurojë efikasitet më të madh, transparencë dhe shkallë më të lartë të grumbullimit, por gjithashtu do të kontribuojë në një mjedis më të pastër për menaxhim më të mirë dhe më të suksesshëm të mbetjeve. Ky projekt është gjithashtu një hap më afër përmbushjes së kërkesave të Bashkimit Evropian. Prandaj, ky është një hap përpara në rrugën e anëtarësimit të vendit tuaj në BE, për të cilin Hungaria është një mbështetëse e fortë”, tha Klajn.

Ambasadori austriak Martin Pamer tha gjithashtu se Austria është “mbështetëse e madhe e afrimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në – si në nivel politik ashtu edhe teknik”.

Në emër të ministrit të Mjedisit Jetësor dhe zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti në takim foli këshilltarja shtetërore në MMJPH, Lindita Dika e cila tha se në kuadër të këtij projekti të financuar nga BE-ja merret parasysh nevoja për të forcuar të gjitha organet kompetente dhe palët e tjera të interesuara për menaxhimin dhe riciklimin e mbetjeve.

“Përcaktimi strategjik i Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtare e BE-së na vë përballë sfidave dhe harmonizimit të legjislacionit tonë me BE-në”, tha Dika dhe falënderoi BE-në për ndihmën e dhënë dhe siç tha ajo, arritjen e kapaciteteve shtetërore në mbrojtjen e mjedisit jetësor. Ajo shtoi se pret që të përmbushen detyrat e projektit dhe se “do të vendoset rregullore e duhur dhe infrastrukturë e planifikuar”.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina nënshkruajnë një marrëveshje “miqësie” 100-vjeçare, Zelensky: Ditë historike
Next Article Qyra: Qëndrojmë në qëndrimin për pagën minimale prej 31.500 denarë pa rritjen e kontributeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?