By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fillkov për zgjedhjen e Danka Ristovës për anëtare të Këshillit Gjyqësor: Nuk është mirë të anatemohet një grua me 35 vjet përvojë në gjykata
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fillkov për zgjedhjen e Danka Ristovës për anëtare të Këshillit Gjyqësor: Nuk është mirë të anatemohet një grua me 35 vjet përvojë në gjykata
Maqedoni

Fillkov për zgjedhjen e Danka Ristovës për anëtare të Këshillit Gjyqësor: Nuk është mirë të anatemohet një grua me 35 vjet përvojë në gjykata

admin
Last updated: 16/01/2025 16:07
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 janar – Ne nuk zgjedhim anëtarë të Këshillit Gjyqësor. Nuk është mirë të anatemohet një grua e cila ka 35 vjet përvojë në gjykata, e cila ka filluar si praktikante e thjeshtë dhe i ka kaluar të gjitha instancat e nevojshme, theksoi sot nga foltorja e kuvendit ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve lidhur me zgjedhjen e Danka Ristovës anëtare të Këshillit Gjyqësor.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit, ku në rend dite janë pyetjet e deputetëve, deputeti i LSDM-së, Borçe Cvetkovski i parashtroi pyetje Fillkovit lidhur me zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor dhe gjatë kësaj akuzoi për intervenim partiak dhe uzurpim të pushtetit ekzekutiv, ligjvënës dhe gjyqësor.

“Zgjedhja e Danka Ristovës, bashkëshorte e një kryetari komune të VMRO-DPMNE-së, për anëtare të Këshillit Gjyqësor është konfirmim i qartë për atë që e flas. Ky nuk është rast i izoluar, por strategji e qartë. Siç ishte në kohën e Gruevskit, ashtu edhe sot, dëshironi që gjykatësit të jenë vetëm pionë të cilët do të marrin vendime sipas direktivave partiake. E njëjta gjë ndodhi edhe në Këshillin e Prokurorëve Publikë. Anëtar të Këshillit të Prokurorëve Publikë zgjodhët një anëtar i cili edhe vetë u prezantua si koordinator i një partie politike”, theksoi Cvetkovski.

Ministri Fillkov në përgjigjen e tij theksoi se ata nuk mund të ndikojnë në zgjedhjen e gjykatësve.

“Po të isha unë në vendin tuaj, në dy vitet e ardhshme, nuk do të flas për drejtësi dhe shtet ligjor. Pas asaj që ia bëtë shtetit, pas atyre padrejtësive të bëra gjatë viteve të kaluara, kjo vjen pak hipokrite nga ana e juaj. Populli sheh dhe vlerëson, Nuk është mirë të sulmohet gruaja e cila ka përvojë 35 vjeçare në gjykata. E cila ka filluar si praktikante e thjeshtë dhe ka përfunduar si kryetare e gjykatës. I ka kaluar të gjitha instancat. Kjo është praktikë shumë e keqe, të cilën sipas gjitha gjasave ju jeni mësuar ta praktikoni në kohën tuaj. Ajo kohë tani ka përfunduar dhe punët po ndryshojnë”, tha Fillkov.

Ai edhe një herë potencoi se nuk mund të ndikojnë në zgjedhjen e gjykatësve dhe nënvizoi se për momentin është e nevojshme të vihet fokusi në ndryshimet e Kodit Penal.

“Ne nuk zgjedhim anëtarë të Këshillit Gjyqësor. Në rastin konkret, bëhet fjalë për dy gjykatës të zgjedhur nga radhët e gjykatësve. Të gjithë gjykatësit në Maqedoni votuan për një gjykatës që u zgjodh nga radhët e pakicave. Rasti i dytë, i cili vjen nga qarku i apelit Shtip, ka të bëjë me një gjykatës me përvojë 35 vjeçare, për të cilin kanë votuar 39 gjykatës, nga 40 parashtrues të mundshëm. Gjykatësja e nderuar mori 27 vota. Dy të tjerët kishin nga një, njëri kishte tre dhe i fundit kishte pesë. Mendoni se unë si ministër i Drejtësisë apo kushdo nga qeveria mund të ndikoj tek ata gjykatës që keni emëruar dhe promovuar gjatë dhjetë viteve të fundit? Ne kemi marrë përsipër detyrën dhe do të rregullojmë të gjitha gjërat që keni bërë gabim. Duhet ta dini se po vijnë ndryshime në Kodin Penal dhe drejtësi do të ketë”, theksoi Fillkovi.

Mbledhja e Kuvendit kushtuar pyetjeve të deputetëve do të vazhdojë pas pauzës prej një orë. 

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Partneri juaj ka shanse më të larta për t’u bërë i pasur nëse ka këtë tipar personaliteti
Next Article Taravari priti në takim Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Erik Nestas Mathisen, dhe ambasadoren e Norvegjisë, znj. Kristin Melsom

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?