By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: 5 mijë vende të lira pune në Platformën Kombëtare të Punësimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: 5 mijë vende të lira pune në Platformën Kombëtare të Punësimit
Shqipëri

Rama: 5 mijë vende të lira pune në Platformën Kombëtare të Punësimit

admin
Last updated: 17/01/2025 10:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në Platformën Kombëtare të Punësimit, puna.gov.al, i krijuar për të mbështetur tregun shqiptar të punës, janë ofruar tashmë 5000 vende pune në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Tashmë çdo punëkërkues plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes “puna.gov.al”.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videoinformacion më të zgjeruar mbi këtë platformën, ku çdo muaj shpallen vende të lira pune.

Po ashtu, Rama tha se përmes portalit të interesuarit, qofshin këta punëkërkues të papunë apo migrantë, mund të regjistrohen në kurse formimi profesional.

Platforma shërben po ashtu dhe për punëdhënësit, të cilët mund të publikojnë vendet e lira të punës për të gjetur punëkërkuesit e duhur.

Platforma ofron informacion mbi vendet e lira të punës në Shqipëri, ku ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim.

Aksesi në platformë realizohet duke vendosur të njëjtat kredenciale si në portalin “e-Albania”.

Në 2024-ën, papunësia zbriti në nivelin më të ulët historik, prej 10,7%.

Për 2025-ën parashikohet të ketë një normë papunësie njëshifrore në masën 9,8%. Kjo është hera e parë në tri dekadat e fundit që Shqipëria do të ketë një normë papunësie njëshifrore.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article 10 anëtar të një grupi të organizuar kriminal akuzohen për ndërmjetësim në prostitucion dhe tregti të paligjshme të drogës
Next Article “FloodNorthAlb”, strukturat e Mbrojtjes Civile të Ballkanit dhe Evropës stërvitje të përbashkët në Shkodër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?