By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rrëfimi: Si na shpëtoi Hysni Kapo, mua dhe mamanë nga ekzekutimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rrëfimi: Si na shpëtoi Hysni Kapo, mua dhe mamanë nga ekzekutimi
Shqipëri

Rrëfimi: Si na shpëtoi Hysni Kapo, mua dhe mamanë nga ekzekutimi

admin
Last updated: 18/01/2025 10:08
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkëlqim Çeloaliaj rrëfehu në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV, kalvarin e vuajtjeve të familjes së tij, si ia pushkatuan babanë në 1967-ën, kur ai ishte 9 muajsh, dhe si e gjeti trupin e tij pas rrëzimit të regjimit, në Morgun e Tiranës. Ai tregon se do të pushkatohej edhe ai me të ëmën, por u shpëtuan nga Hysni Kapo.

“Babai im në 1964-ën, merrej me sipërmarrje. Punonte me njerëzit e tij më të afërt. Babai im u dënua si grup i sabotatorëve në 1967-ën. Ata kanë ndërtuar fabrika, furra buke. Të gjitha janë sot në këmbë. Sabotimi sipas atyre qe i bene gjyqin ishte se mungonin babait 160 mijë lekë të vjetër. Ata i thoshin që babai im kishte bërë një dëm 160 mijë lekë dhe për këtë do pushkatohej.

Babai im dhe daja u arrestuan 1966-ën dhe u pushkatuan në 1967-ën. U pushkatua babai im, daja, kunati dhe vëllai i tij bëri 15 vjet burg edhe e internuan. Gjyqi ndaj tyre u bë aty ku te shtëpia e beut. Pas pushkatimit të babait, nëna ime mbeti 23 vjeçe me mua 9 muajsh. Janë pushkatuar rreth 9 familjarë të mi, si nga nëna e si nga babai, që nga 1945-a në 1990-ën.

Pas vrasjes së babait jeta jonë vazhdoi mes vështirësish, vetëm ne të dy. Mua më rriti gjyshi. Gjyshi nuk foli kurrë për vrasjen e babait. Nuk e gjeti kurrë varrin e babait sepse nuk ia tregonin. Kur erdhi demokracia i thosha mamasë gjithmonë; Po ku është babai? Ku e ka varrin?” Babanë tim e kam gjetur në Morgun e Tiranës në 1993-shin.

Kjo ishte vdekja e dytë e babait tim dhe takimi im i pare me te. Zonja që drejtonte Morgun e Tiranës kishte ruajtur trupin e babait tim dhe të një vlonjati tjetër, ndërsa dajën nuk e gjeta. Ajo e ruajti babanë për 27 vjet në morg. Kishte shumë trupa në morg. Ata që vriteshin përdoreshin për eksperimente në Universitetin e Mjekësisë dhe i mbanin në vaska uji shumë të mëdha. Kjo zonja nuk firmoste që trupi i babait të përdorej për eksperiment, sepse po të vendosej në tavolinë prishej trupi edhe e varrosnin.

Ajo është një heroinë për mua. Unë shkova në 1993-shin, u futa në morg. Aty e takova babanë për herë të parë, të vdekur. Babai im ishte me dy plumba në ballë, me nofull të thyer. E tërhoqa nga morgu edhe e varrosa në Dukat. Pasi varrosa babanë nisa të hetoja se përse i ndodhi kjo gjë. Kështu u punësova si oficer i ndihmës së shpejtë në Vlorë, e pastaj në SHIK. Në dokumentet e SHIK-ut pashë që pas vrasjes së babait tim, do ishim ekzekutuar unë dhe nëna ime. Ishte në vendim.

Mua dhe nënën na ka shpëtuar Hysni Kapua. Nuk e kam treguar kurrë këtë histori. Po e tregoj për herë të parë në DritareTV. Unë nuk dua të vuajnë të tjerë shqiptarë si unë. Por dua që Shqipëria të ecë përpara dhe mos bëhet një luftë tjetër”, tregoi zoti Çeloaliaj.

You Might Also Like

Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

Ministri Nufi në Departamentin e Shtetit: Forcojmë bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në mbrojtje

Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për kalimin e qytetarëve dhe të mallrave

Mbeti e plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin Lin-Pogradec, ndërron jetë pasagjerja

Anembanë botës, nga Europa në SHBA e Kanada! Protestat masive të shqiptarëve pushtojnë kryeqytetet kryesore: Rama jep dorëheqjen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Miku i Liam Payne padit babanë e këngëtarit për shpifje
Next Article Armëpushimi në Gaza do të fillojë në orën 6:30 (GMT) të dielën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?