By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Është grabitur automobili i një shtetasi bullgar në Shkup, dyshohen dy bashkëpunëtorë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Është grabitur automobili i një shtetasi bullgar në Shkup, dyshohen dy bashkëpunëtorë
MaqedoniTOP LAJM

Është grabitur automobili i një shtetasi bullgar në Shkup, dyshohen dy bashkëpunëtorë

admin
Last updated: 19/01/2025 11:36
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 janar – Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër dy personave të moshës 22 dhe 30 vjeçare, të cilët dyshohet se kanë kryer bashkërisht – Vjedhje të rëndë, vepër e dënueshme nga neni 236 paragrafi 1 pika 1 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal.

Siç kumtoi sot Prokuroria, më 10 janar, në një parking në bulevardin “Ilindenska”, dy personat me një send të fortë kanë thyer xhamin e pasëm të një automobili të parkuar me targa bullgare. Ndërkohë që njëri ka hyrë në automobil nga vrima, tjetri është kujdesur të mos hasë njeri.

“Nga automobili në pronësi të një kompanie bullgare, i drejtuar nga një shtetas bullgar, dy të dyshuarit kanë vjedhur një çantë me laptop, 12.000 euro dhe sende të tjera, pas së cilës janë larguar me automobilin e tyre”, theksohet në kumtesën.

Prokurori publik kompetent parashtroi propozim në Gjykatën Themelore Penale në Shkup me të cilin kërkon që të dy të dyshuarit gjatë procedurës të sigurohen me masën e kujdesit – ndalim për t’u larguar nga vendbanimi/vendqëndrimi, sekuestrim i përkohshëm i dokumenteve të udhëtimit dhe detyrim të paraqiten te një person zyrtar i caktuar në Gjykatë.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mijëra protestues në Uashington kundër Trump përpara inagurimit si president i SHBA
Next Article MEPSO do të jetë nën ombrellën e Ministrisë së Energjetikës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?