By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski në Uashington në inaugurimin e Trump-it! “Takimet në SHBA do të shfrytëzohen për Eurointegrimin”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski në Uashington në inaugurimin e Trump-it! “Takimet në SHBA do të shfrytëzohen për Eurointegrimin”
Maqedoni

Mickoski në Uashington në inaugurimin e Trump-it! “Takimet në SHBA do të shfrytëzohen për Eurointegrimin”

admin
Last updated: 19/01/2025 11:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 janar – Qeveria konfirmoi se kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan, Donald Trump në Uashington. Ai do të jetë i shoqëruar nga zv.kryeministri Izet Mexhiti, ministri Timço Mucunski si dhe zv.ministrja për çështje europiane Viktorija Trajkov. Përveç në inaugurim, Mickoski është i ftuar edhe në ngjarjet tjera.

“Mestjerash, delegacioni i udhëhequr nga kryeministri maqedonas, Mickoski do të marrë pjesë edhe në manifestimin e quajtur “Zërat e lirisë” që do të mbahet pas inagurimit të organizuar nga kompanitë “Trump Media” dhe “Rambl””, thotë Qeveria.

Nga Qeveria nuk shpalosën detaje se kush e ka dërguar ftesën zyrtare për pjesëmarrje në inagurimin e Trump-it.

Kumtesa e Qeverisë vijoi pasi që media bullgare “Lupa” publikoi se vizita e Mickoskit është me karakter privat dhe se ai nuk do të marrë pjesë në ngjarjen kryesore. Në këtë publikimin shtohet se Mickoski do të udhëtojë për në Uashington me ftesë të PR kompanisë “Dashp Group” me të cilën VMRO-DPMNE-ja bashkëpunon që në vitin 2015.

Ministri Mucunski theksoi se takimet në SHBA do të shfrytëzohen që të përforcohen raportet me administratën e re të Trump-it, por edhe për tu kërkuar mbështetje për eurointegrimin.

“Besoj se përmes moduseve të tyre të funksionimit, mjeteve diplomatike që ato i shfrytëzojnë mund të jenë aktori i katër aktiv në gjetjen e zgjidhjes për këtë sfidë. Natyrisht, tre aktorët kryesor jemi ne, Bullgaria fqinje dhe BE”, deklaroi Mucunski.

Mediat botërore shkruajnë se ftesat për inaugurimin e Trump-it janë më shumë për liderët me ideologji të djathtë, mes tyre edhe presidenti argjentinas Havier Milea, udhëheqësi i Brekzitit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MEPSO do të jetë nën ombrellën e Ministrisë së Energjetikës
Next Article Presidentja Siljanovska-Davkova në shënimin e Epifanisë – Uji bekuar në Ohër dhe në Strugë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?