By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izet Mexhiti nga Struga paralajmëron investimin 1 milionë euro për ujësjellësin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Izet Mexhiti nga Struga paralajmëron investimin 1 milionë euro për ujësjellësin
Maqedoni

Izet Mexhiti nga Struga paralajmëron investimin 1 milionë euro për ujësjellësin

admin
Last updated: 19/01/2025 20:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 19 janar – Në një takim të mbajtur me strukturat e Lëvizjes Demokratike në Strugë për themelimin e degës së partisë në këtë qytet, zv.kryeministri i parë dhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, përcolli mesazhe të rëndësishme për qytetarët dhe zhvillimin e Strugës.

Duke theksuar përkushtimin e Lëvizjes Demokratike për qytetarët, Mexhiti tha: “Për ne nuk ka dallim se kryetar i cilës parti është duke udhëhequr me komunat, ne kontribuojmë për qytetarët tanë, prandaj të njëjtën po e bëjmë edhe me komunën e Strugës që nuk e udhëheqim ne.”

Një nga pikat kyçe të takimit ishte njoftimi për një investim madhor në infrastrukturën e qytetit. Mexhiti bëri të ditur se qeveria, gjatë ditëve në vijim, do të hapë tenderin për përmirësimin e ujësjellësit në qendër të Strugës, një projekt që kap vlerën prej 1 milionë eurosh.

Ai gjithashtu nënvizoi se Struga i përket të gjithë shqiptarëve, duke theksuar:
“Ne kemi kërkuar hisen për Strugën tonë, sepse Struga nuk është as e BDI-së, as e Lëvizjes Demokratike, as e asnjë partie politike, por kjo është Struga e shqiptarëve.”

Takimi në Strugë shënon një tjetër hap për konsolidimin e Lëvizjes Demokratike dhe angazhimin e saj për të përmirësuar jetën e qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ligji për energjetikë, Bozhinovska: Po punojmë në hartimin e strategjisë
Next Article Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës deri 11 gradë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?