By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sesioni i ri parlamentar, Begaj: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi e dialogu
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Sesioni i ri parlamentar, Begaj: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi e dialogu
Shqipëri

Sesioni i ri parlamentar, Begaj: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi e dialogu

admin
Last updated: 20/01/2025 14:32
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i drejtoi sot një mesazh deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar.

Presidenti u bëri thirrje për vijueshmërinë e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimin më 11 maj të një procesi zgjedhor të drejtë e të sigurt dhe sipas standardeve të OSBE-ODIHR-it, rritjen e cilësisë së demokracisë, stabilitetin ekonomik e politik, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Begaj e konsideroi të pazëvendësueshëm rolin e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa u bëri thirrje deputetëve të nisin një periudhë të re bashkëpunimi e dialogu në shërbim të shqiptarëve në vend, në diasporë dhe në rajon.

“Me fillimin e një viti të ri dhe rinisjen e punimeve të Kuvendit, uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi e dialogu në shërbim të shqiptarëve në vend, në diasporë dhe në rajon. Shqipëria ka hedhur tashmë hapa vendimtarë drejt integrimit evropian. Viti që lamë pas shënoi një moment historik për rrugëtimin e saj: çeljen e negociatave teknike me Bashkimin Evropian. Ky hap i rëndësishëm në procesin e integrimit është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme për përparim dhe reforma, të cilat jo vetëm kanë marrë shumë energji dhe përkushtim, por edhe kanë dhënë më shumë forcë, besim, optimizëm e frymëzim”, u shpreh Begaj.

Presidenti vlerësoi se “në çdo hap që kemi hedhur, çelësi i suksesit ka qenë i qartë. Ai qëndron te dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirja. Kuvendi i Shqipërisë ka rol të rëndësishëm për realizimin e këtij objektivi madhor. Ai duhet të kontribuojë në thellimin e reformave që përafrojnë legjislacionin tonë me acquis communautaire“.

Roli i Kuvendit, sipas Kreut të Shtetit, është i pazëvendësueshëm edhe për përmirësimin e cilësisë së drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit, për mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik e territorial në respekt të burimeve natyrore të vendit, për kujdesin shëndetësor, për forcimin e arsimit dhe kërkimit shkencor në të gjitha nivelet, si dhe për përshtatjen me risitë teknologjike e inovacionin.

Këto, sipas tij, “janë veç disa prej sfidave kryesore, ndërsa shumë të tjera mbeten të sillen në sallën e parlamentit me argumente, kthjelltësi dhe bashkëpunim për të gjetur zgjidhje”.

Begaj bëri thirrje që reformat e ndërmarra të ndiqen hap pas hapi. “Shërbimet duhet të përmirësohen pa humbur vëmendjen dhe pa neglizhuar prioritetet. Puna e pandërprerë për sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe drejtësinë sociale, është punë për të ndërtuar një Shqipëri më të fortë, më të drejtë dhe më të integruar në familjen evropiane”, theksoi ai.

Po ashtu, Begaj nënvizoi se situatat gjeopolitike na kujtojnë se kemi nevojë për cilësi të demokracisë, stabilitet ekonomik e politik dhe zhvillim të qëndrueshëm, jo vetëm si qëllim në vetvete, por edhe në funksion të rolit të shqiptarëve si faktor paqeje e stabiliteti në rajon.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Shqipëria dhe Kosova si shtete, dhe të gjithë shqiptarët, nuk mund veçse të jenë aleatët më të besueshëm në rajon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, sepse ky është detyrimi ynë historik”, tha ai.

Presidenti vlerësoi po ashtu faktin se shqiptarëve të diasporës iu dha mundësi të përfshihen në jetën politike të vendit dhe të kontribuojnë me votë për të mirën e përgjithshme.

“Sesioni i ri parlamentar përkon me zgjedhjet e datës 11 maj. Është e kuptueshme që agjenda politike e zgjedhjeve të jetë në qendër të vëmendjes. Zgjedhjet janë ngjarja më e rëndësishme në një demokraci. Ato testojnë pjekurinë e forcave politike dhe të institucioneve, ndaj le të përpiqemi t’i japim vendit një proces zgjedhor të drejtë e të sigurt, ku të garojnë alternativat, ku votuesi të respektohet, ku vota të shërbejë për të zgjedhur, ku fituesi reflekton modesti e përgjegjësi, dhe humbësi vetëpërmbajtje. Ju ftoj që këtë proces ta kryejmë me maturi, paqe dhe respekt për vlerat demokratike”, u shpreh Presidenti në mesazhin e tij.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Begaj shprehu besimin se “i kemi të gjitha mundësitë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me ligjin dhe sipas standardeve të OSBE-ODIHR-it”.

“Ky nuk është opsion, është detyrimi që ka klasa politike ndaj shqiptarëve. Cilësia e zgjedhjeve duhet të tejkalojë çdo ndasi e të mbizotërojë mbi çdo interes partiak. Ky objektiv duhet të jetë i përbashkët dhe i panegociueshëm. Bashkë me urimin për punë të mbarë në këtë sesion të ri parlamentar, le të mirëpresim mundësitë që janë hapur në horizont, të ndërtojmë mbi arritjet që na bashkojnë dhe të frymëzohemi nga modelet që mbartin atdhedashuri, vizion, paqe dhe mirësi”, përfundon mesazhi i Kreut të Shtetit.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article E konfirmojnë nga Spanja: Ancelotti po largohet nga Real Madridi
Next Article 104-vjetori i krijimit të Armës së Xhenios, Kingji: Artiljerët në ballë të sfidave të Forcave të Armatosura

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?