By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “21 Janari” – Familjarët e Ziver Veizit: Nuk gjejmë qetësi derisa drejtësia të vendoset në vend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “21 Janari” – Familjarët e Ziver Veizit: Nuk gjejmë qetësi derisa drejtësia të vendoset në vend
Shqipëri

“21 Janari” – Familjarët e Ziver Veizit: Nuk gjejmë qetësi derisa drejtësia të vendoset në vend

admin
Last updated: 21/01/2025 13:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

14 vite pas ngjarjes së 21 Janarit ku humbën jetën katër protestues, ende edhe sot familjarët e Ziver Veizit kërkojnë vendosjen e drejtësisë ndaj personave që shkaktuan këtë ngjarje të rëndë.

“Jemi mbledhur sot për të përkujtuar xhaxhain tonë. Ne nuk gjejmë qetësi derisa drejtësia të vendoset në vend. Ka 14 vjet që ka ndodhur ajo vrasje tragjike, ku të gjithë ekzekutorët e atij krimi shtetëror nuk janë dënuar. Nuk kërkojmë gjë tjetër, veçse nga organet kompetente, nga SPAK, të zbatojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut, të Gjykatës së Lartë dhe të vihet drejtësi sa më shpejt për katër viktimat e 21 Janarit”, shprehet për mediet mbesa e Ziver Veizit.

Në ceremoninë përkujtimore që u zhvillua në varrezat e fshatit Zenelaj, të pranishëm ishin përfaqësues të pushtetit vendor, familjarë dhe miq të të ndjerit.

“21 Janari, shteti i asaj kohe e ktheu në luftë kundër popullit të tij. Ne ishim shumë në atë kohë duke protestuar kundër korrupsionit, kontrabandës, padrejtësisë. Kishim kohë, por ajo ditë u përgjak dhe si të tillë u kthye mangët. U vranë shokët tanë, Aleks Nika, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi. Katër dëshmorë. Shumë të tjerë u plagosën. Jemi të shqetësuar se paqja nuk ka gjetur vendin e vet. Do vazhdojmë t’i përkujtojmë edhe kur të jetë vënë e drejta. Qofshin të paharruar shokët tanë të asaj dite!” – tha Shkëlqim Guçe, një nga protestuesit e asaj kohe, raporton Report TV.

You Might Also Like

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Plas në mbledhjen e Ramës në Kuç, kryeministri përzë kryebashkiaken, i pari i Poliçanit braktis takimin

Regjistrohet vatër zjarri në fshatin Perlata e Sipërme në Mirditë, zjarrfikëset në vendngjarje

Zgjerimi i aksit Tiranë-Durrës, vijon ndërtimi i nyjes së Laknasit dhe mbikalimit të ri në Kashar

Bushi: Situata e zjarreve nën monitorim, po ndërhyhet me dy helikopterë në Abaze

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Atë që se ka bërë BDI për 20 vjet, po e bëjmë ne brenda vitit të parë të qeverisjes
Next Article Blushi me sekretarët politikë: Të rritet komunikimi me qytetarët, fitorja më 11 maj nuk është e pamundur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?