Kandidati nga radhët e PDK-së për deputet, Hajdar Beqa ka njoftuar mbështetje të fuqishme për platformën politike të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.
Beqa në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se ky entuziazëm reflekton vendosmërinë e qytetarëve për një të ardhme më të mirë, e cila pritet të fillojë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Sonte, banorët e Ponoshecit kanë shprehur mbështetje të fuqishme për platformën politike të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza. Ky entuziazëm reflekton vendosmërinë e qytetarëve për një të ardhme më të mirë, e cila pritet të fillojë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.#PDK131”, ka shkruar ai.
