By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mustafa: LDK me një energji dhe përkushtim të pakrahasueshëm po e vendos standardin në këtë fushatë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mustafa: LDK me një energji dhe përkushtim të pakrahasueshëm po e vendos standardin në këtë fushatë
Maqedoni

Mustafa: LDK me një energji dhe përkushtim të pakrahasueshëm po e vendos standardin në këtë fushatë

admin
Last updated: 22/01/2025 12:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se LDK-ja me një energji dhe përkushtim të pakrahasueshëm po e vendos standardin në këtë fushatë, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën për media ai tha se tubimet këto dy ditët e kaluara në Prishtinë, në Podujevë dhe Vushtrri,  tregojnë qartë që LDK është bërë një me popullin.

Ai theksoi se LDK-ja po prinë më 4-5 ngjarje çdo ditë duke arritur në çdo cep të Kosovës, në çdo anë të Kosovës. “Kjo nuk është vetëm një fushatë, por është një lëvizje për ndryshim e drejtuar nga Lumiri dhe ekipi ynë. Ne po punojmë pa u lodhur sepse konsiderojmë se Kosova ia vlen. LDK po udhëheq fushatën më intensive dhe më dinamike në Kosovë”, tha ai.

Mustafa ka prezantuar dhe agjendën e kandidatit të LDK-së për kryeministër, duke numëruar takim me banorët e Irzniqit, tubim elektoral në Gjakovë, takim me banorët e Korishës së Prizrenit, si dhe takim me banorët e Barilevës.

Ai tha se LDK-ja është bërë një me popullin dhe populli po e mbështet, prandaj sipas tij pas zgjedhjeve të 9 shkurtit kjo parti do të udhëheq qeverinë e ardhshme, në krye me kryeministër, Lumir Abdixhiku.

Mustafa ka theksuar se sjellja e Kurtit është pasojë e frikës, që sipas tij ai po ndjen nga informacionet që po merr në terren, të cilat, sipas tij, tregojnë se “në aspektin e votës, është në rënie të lirë.”

“Dënoj gjuhën e ulët që kryeministri aktual, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, drejton ndaj partive opozitare e në veçanti ndaj Partisë Demokratike të Kosovës. Siç e kam thënë edhe më parë, kjo është një shenjë paniku nga dëshpërimi për shkak të informacionit që i vjen nga terreni, nga qytetarët, se ai tashmë, në aspektin e votës, është në rënie të lirë.”, tha Mustafa.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Toshkovski: Po mblidhen prova shtesë, nëse arratisja e Grubit ishte e organizuar
Next Article Kurti takon në Davos ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?