By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Turizmi, Rama: 979 456 shtetas rezidentë shqiptarë pushuan brenda vendit në 2024-ën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Turizmi, Rama: 979 456 shtetas rezidentë shqiptarë pushuan brenda vendit në 2024-ën
Shqipëri

Turizmi, Rama: 979 456 shtetas rezidentë shqiptarë pushuan brenda vendit në 2024-ën

admin
Last updated: 22/01/2025 12:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se gjatë vitit 2024 kanë pushuar në hotelet dhe bujtinat e vendit 979 456 shtetas rezidentë shqiptarë.

Përmes një videomesazhi, Rama iu përgjigj një komentuesi në rrjetet sociale, i cili duke folur për investimet në turizëm u shpreh se “Shqipëria është për të huajt dhe për pak shqiptarë”.

“Me të vërtetë e ke? Këta të huajt kur vijnë këtu e marrin ushqimin me vete, apo hanë në tryezat e shqiptarëve? Vijnë me krevat në krah, apo flenë në hotele, bujtina, shtëpitë e shqiptarëve? Dhe tjetra, se kjo është çudi e madhe në fakt, kur thuhet se shqiptarët nuk bëjnë turizëm, ose se në Korçë nuk ka shqiptarë të tjerë, përveç disa që vijnë nga Tirana”, u shpreh Rama.

Kryeministri solli në vëmendje shifrat e shqiptarëve që bëjnë pushime brenda vendit apo lëvizin për fundjavë.

“Nuk po flas për ata që shkojnë me pushime jashtë, po flas për shqiptarë që jetojnë në Shqipëri. Dhe jo për ata që jetojnë jashtë dhe vijnë me pushime në Shqipëri. Ja çfarë thotë INSTAT, jo qeveria e Shqipërisë: 979 456 shtetas rezidentë shqiptarë kanë qenë pushues në hotelet e bujtinat e vendit gjatë vitit 2024. Dhe këtu nuk futen ata që kanë rezidenca dytësore”, theksoi Rama.

Kryeministri iu përgjigj po ashtu të gjithë atyre që shprehen se ai nuk e njeh realitetin, ndërsa solli në vëmendje faktin se si ishte Shqipëria para qeverisjes socialiste.

“Rëndom ata që nuk e duan qeverinë, dhe ky nuk është faj të kuptohemi se nuk është faj të mos duash qeverinë, përdorin argumentin se unë jam jashtë realitetit, ndërsa realiteti qenka mysybet. Nuk ka rrugë, drita, ujë, nuk ka bukë. Por, si shpjegohet që kur realiteti, sipas këtyre, paska qenë më i mirë derisa erdhëm ne dhe e prishëm, Shqipëria shikohej si ‘dele e zezë’ për të gjithë turistët që vinin nga jashtë, që ishin shumica dërrmuese shqiptarë emigrantë apo shqiptarë të Kosovës e të Maqedonisë”, u shpreh Rama.

Ndërsa sot, Rama theksoi se jo vetëm janë shtuar shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë së Veriut, por janë shtuar edhe miliona e miliona të huaj.

“Nuk e di, po inati politik e bëka njeriun të verbër e shurdh, tamam tifoz futbolli, ndërkohë që këtu të gjithë kemi një flamur, kemi flamurin e Shqipërisë. Sidoqoftë ‘dielli nuk mbulohet me shoshë’ dhe shqiptarët që luftojnë e punojnë e që i shohin dhe i vlerësojnë gjërat e bëra me luftë dhe me punë i kanë të qarta. Kjo ka rëndësi. I kanë të qarta edhe faktet, edhe rrugën drejt majës së 2030-ës në Bashkimin Europian”, theksoi Rama.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tragjedia në Bolu, MEPJ: Shqipëria, solidaritet të thellë me Turqinë
Next Article Votimi nga jashtë, KQZ: 53 905 regjistrime, 28 861 kërkesa të miratuara

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?